Futboll Seria A Sport

PËRGJAKJA E SUPERSFIDËS/ Arrestohet “Ultrasi Zikaltër”, pritës ndaj tifozëve të Napolit

Zhvillim i rëndësishëm në kuadrin e hetimit për përplasjet e dhunshme para ndeshjes Inter-Napoli luajtur më 26 dhjetor. Marco Piovella, kryetari i grupimit ultras të tribunës veriore (Curva Nord) të Interit, është arrestuar sot.

Piovella ishte paraqitur në kuesturë më 29 dhjetor, pasi emri i tij ishte përmendur nga Luca De Ros, një prej tre të arrestuarve të parë, si frymëzues i pritës ndaj tifozëve të Napolit, ku dhuna fizike degjeneroi dhe pati të plagosur, por edhe një të vdekur.

Piovella, lindur në 1984 në Pavia, ka nofkën “i kuqi” dhe është një ndër liderët e “Curva Nord”, në veçanti i grupimit “Boys S.A.N.”, si dhe është përgjegjës për koreografitë, prej shumë vitesh.

Sipas mediave italiane Piovella është nën akuzë edhe për vrasje, ndër të tjera, sepse sipas hetuesve Piovella mund të jetë një ndër ata që morën pjesë në mënyrë aktive dhe nga afër në ngjarjen ku mbeti i vdekur Daniele Belardinelli. Gjithsesi, kjo nuk do të thotë që makina që shtypi Belardinellin kishte Piovella-n në timon. Akuzat e tjera ndaj tij janë sherr me plagosje, hedhje sendesh të rrezikshme dhe shkaktim lëndimesh. Përveç kësaj, Piovella rezulton i denoncuar edhe për dhunim të Daspo-s, sepse nuk lejohej t’i afrohej San Siros gjatë ndeshjeve të futbollit.

Related posts

“LOJTARËT DUAN TË…”/ Ole Gunnar Solskjaer ka zbuluar ku gaboi Mourinho me yllin francez

Delo.autor

“KAM BËRË TESTIN TË DIELËN…”‘/ Koronavirusi prek edhe Kombëtaren, portieri kuqezi rezulton pozitiv

Delo.autor

Abbiati: Mendoj se mes tyre është kthyer dashuria

Q.Autor

Leave a Comment