Futboll Seria A Sport

PËRKEQËSOHET SITUATA PËR SARRIN/ Milani nuk është gati të investojë në merkato për…

Situata e Alvaro Morata-s sa vjen e përkeqësohet te Chelsea, teksa trajneri Maurizio Sarri kohët e fundi ka zgjedhur Eden Hazard ose Olivier Giroud në qendër të sulmit.

Aventura e tij në Premier League vazhdon të jetë një dështim dhe raportohet se ai mund të rikthehet në Serie A, por te Milan.

Morata i ka thënë të afërmve të tij se do të rikthehej menjëherë në Itali dhe po pret për një mundësi konkrete për t’u larguar nga Chelsea.

Për më tepër, ai do t’i thoshte “po” projektit të ri të Milan me një entuziazëm të madh.

Gjithsesi, siç raportohet nga calciomercato.com, Morata-s i është thënë se Milan nuk është gati të investojë në Janar për shkak të Fair Play Financiar.

Një tjetër problem është se sulmi Kuqezi është i mbushur me emra si Higuain dhe Cutrone dhe nuk do të kishte hapësirat që ai do të dëshironte.

Related posts

ÇMENDURA VJEN NGA BOTËRORI U-20/ Një lojtar shënon 9 gola për Norvegjinë

Delo.autor

FLET PËR MBROJTËSIN MË TË SHRENJTË NË HISTORI/ Pochettino: Tani e kuptoj pse ai i meriton 85 milionë euro

Delo.autor

PAS ZGJEDHJES SË TIJ SI PRESIDENT I BARCELONËS/ Laporta: Përmbysim sërish PSG-në, me “Jashtëtokësorin” fitojmë…

Delo.autor

Leave a Comment