Futboll La Liga Sport

E PABESUESHME/ Karim BENZEMA drejt lamtumirës, YJET e Real s’kanë BESIM te…

Vazhdojnë të dalin emra të rinj që mund ta largojnë njëherë e mirë Benzema nga Madridi. Florentino Perez e do jashtë “Bernabeut” sa më shpejt të jetë e mundur dhe tashmë ka një objektiv të ri për sulmin.

Emri i fundit, sipas “Dona Balon”, është ai i Kasper Dolberg. Kalimi i Ajax në 1/8-at e Champions League do t’i japë mundësinë Real Madrid ta ndjekë nga afër sulmuesin danez 21-vjeçar.

Dolberg u transferua në Holandë në një moshë shumë të re dhe, kur ishte vetë 18-vjeç, ka siguruar një vend si titullar në një vit fantastik për skuadrën holandeze, e cila arriti të luajë finalen e Europa League.

Megjithatë, afrimi i Huntelaar dhe dëmtimet kanë bërë që lojtari të mos luajë për disa muaj. Shumë ekipe hoqën dorë nga futbollisti, duke menduar se e ardhmja e tij nuk do të ishte shumë frytdhënëse.

Por, pak nga pak, duket se Dolberg po rikthehet të rikuperojë formën. Këto muaj do të ketë mundësinë t’i tregojë vlerat e tij lojtarëve të Real Madrid , të cilët nuk besojnë se një futbollist i nivelit të tij mund t’i japë fund problemeve me shënimin e golave.

Ajax kërkon 40 milionë euro për danezin.

Related posts

NGA FERRI NË PARAJSË/ MARTIAL hiqet nga merkatoja, Man United i ofron…

Isa.Autor

ËNDËRRON PËR TË ARDHMEN/ Juventus do një nga më të mirët e Serisë A, vihet në lëvizje për golashënuesin surprizë

Delo.autor

PAMJE LUFTE/ Grekët MASAKROJNË dhe sulmojnë tifozët e Ajaksit, rritet numri i të lënduarve (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment