Futboll Seria A Sport

PIRATERIA NË SERIA A/ De Siervo: Problemi më i madh në futbollin italian, ne duhet të…

CEO i ri i Serie A, Luigi De Siervo ka theksuar se planet e tij janë që të rrisin të ardhurat nga të drejtat televizive, derisa ka theksuar se problemi më i madh për futbollin italian është pirateria.

De Siervo tashmë është njëri prej figurave më të njohura të futbollit italian, ai ishte CEO në Infront, të cilët ishin këshilltarë të Serie A kur ishte në pyetje për të drejtat televizive.

Sot, ai është votuar si CEO i ri në Serie A-një shoqatë më 20 klubet e Serie A-derisa ai po lufton që të këtë të ardhura përafërsisht të njëjta nga të drejtat televizive sikurse ka Premier Liga dhe La Liga.

“Problemi më i madh në futbollin italian është pirateria”, ka thënë De Siervo për gazetarët.

“Kështu që deri me tani, ka pasur shumë tolerancë nga Italia. Ne duhet të shikojmë praktikat që janë përdorur nga Franca dhe Anglia, që ata që thyejnë ligjin, të ndjeken”.

“Sistemi industrial për të drejtat e autor, që përfshin kinematografinë, muzikë apo sportet, nuk mund të jetë biznes i krimit të organizuar. Sistemi duhet të jetë i pagabueshëm”.

“Sot, disa klube europiane kanë më shumë burime sepse ata jetojnë më të “sigurt” shkaku i sistemit ku pirateria nuk ekziston. Shumë njerëz paguajnë, por ata shikojnë që të paguajnë edhe më pak”.

De Siervo për këtë problem ka thënë se do të takohet me autoritetet qeveritare të Italisë dhe policisë italiane.

Related posts

PSG është e bindur, presidenti gjen trajnerin e ri

Q.Autor

Banka amerikane eliminon Messi-n në çerekfinale, zbulon fituesin

Sadik.Autor

Guardiola: E kemi ditur që nga shtatori se do ta fitojmë titullin

Sadik.Autor

Leave a Comment