Europa League Futboll Ndeshjet Live

LIVE/ Chelsea-Arsenal, pjesa e parë mbyllet pa gola në Baku

Luhet mbrëmjen e sotme, finalja e Europa League mes Çelsit dhe Arsenalit, në Baku të Azerbajxhanit.

bandicam 2019-05-29 21-01-48-813

Një finale tërësisht angleze, apo më saktë tërësisht londineze, ku të dyja ekipet e kanë si objektiv këtë trofe. Unai Emeri është një ekspert në këtë kompeticion, teksa e fituar më parë edhe me Sevijën, ndërkohë që me “topçinjtë” e tij do e kërkojë për të siguruar Champions League vitin tjetër, pasi në kampionat nuk e arriti dot.

Ndërkohë, nga ana tjetër është Mauricio Sarri, i cili përflitet për një kalim të mundshëm te Juventusi, dhe mbyllja me një trofe madhor në Europë do ishte arritje për blutë e Londrës.

 

LIVE | Çelsi-Arsenal 0-0

 

KOMENTI LIVE

Mbyllet pjesa e parë. Çelsi-Arsenal 0-0

39’ Zhiru lëshon një të majtë tokazi nga hyrja e zonës, por Çek zgjat dorën dhe ndal topin, duke shpëtuar një gol të sigurt.

29’ Provon edhe Çelsi. Emerson nga e majta, godet teksa futet brenda zone, por topi devijohet dhe shkon në goditje këndi.

27’ Sa pranë golit Arsenali. Xhaka lëshon një të djathtë të fuqishme nga jashtë zone, por topi fëkrohet vetëm me traversën dhe del jashtë.

26’ Rrezikon Çelsi. Kante hedh një top për Zhiru, por francezi ngatërrohet me këmbët e tij, dhe nuk e ul dot.

18’ Lakazet rrëzohet brenda zone, por për gjyqtarin Roki kontakti nuk cilësohet penallti.

9’ Rasti i parë. Najls kroson nga e djathta, grushton Kepa. Topi tek Aubamejang, por goditja e tij shkon jashtë portës.

1′ Nis ndeshja.

Related posts

EURO 2020/ Italia mposht grekët, siguron matematikisht kualifikimin. Norvegjia shtang “La Roja”

Delo.autor

PLAS SKANDALI/ Hetonte një rast KORRUPSIONI në FIFA, SHKARKOHET prokurori i lartë

Isa.Autor

Francë-Itali/ Zbllokohet sfida, një katalanas ndëshkon “axurrët” (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment