Futboll Seria A Sport

POLEMIKAT ICARDI – WANDA NARA/ Javier Zanetti: Çdo person duhet të respektojë rolin e tij, gjëja më…

Rinovimi i Mauro Icardit me Interin vazhdon të shoqërohet me thashetheme dhe polemika midis Wanda Nara, agjentes dhe gruas së sulmuesit argjentinas, dhe drejtorëve të Interit. I fundit që ka menduar për t’iu përgjigjur përfaqësueses së kapitenit zikaltër ka qenë zv.presidenti Javier Zanetti. Ai kritikoi sjelljen e Wanda Nara në negociata.

“Kjo është një çështje respekti. Çdo person duhet të respektojë rolin e tij. Gjëja më e rëndësishme është se Mauro është i lumtur tek Interi, për pasojë ka nxjerrë në pah edhe cilësitë e tij”, – tha Zanetti për “Radio Deejay”.

Në fakt, ish-kapiteni legjendë i këtij klubi nuk është zyrtari i parë zikaltër, që i dërgon mesazh përmes mediave agjentes së futbollistit, Wanda Nara. Të martën e kaluar, drejtori sportiv, Piero Ausilio, tha se nuk i pëlqen “teatri” në rrjetet sociale dhe se klubi i ka bërë një ofertë rinovimi para dy muajsh, por në atë moment, Mauro nuk ka pranuar.

Zanetti, i cili po prezanton librin e tij “Vincere, ma solo solo”, foli edhe për shkarkimin e Jose Mourinhos si trajner i Manchester United: “Mourinho do të vazhdojë të jetë një trajner i madh. Si në Madrid, si në Angli, ai është paraqitur mjaft mirë, sepse ka fituar tituj.

Pastaj, erdhën vështirësitë e menaxhimit të dhomës së zhveshjes në “Old Trafford”. Të gjithë trajnerët kalojnë nëpër kohë të këqija, por, duke e njohur atë, e di që do të kthehet maksimalisht, sa më shpejt që të jetë e mundur”

Kujtojmë se Zanetti, nën urdhërat e Mourinhos, fitoi me Interin Ligën e Kampionëve të vitit 2010, duke mundur në finale Bayern Munich, në “Santiago Bernabeu”. Ishte viti i “tripletës” së madhe, në kohën e presidentit Moratti.

Related posts

14 RASTE ME KORONAVIRUS/ Merret vendimi për ndeshjen e Serisë A

Delo.autor

Presidenti që zbriti në fushë i armatosur tashmë është bërë miliarder

Sadik.Autor

NUK KANË FUND PROBLEMET TEK PARTIZANI/ Titullari në dyshim për ndeshjen me Luftëtarin (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment