Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Po luhet ndeshja Teuta-Tirana. Mbyllet pjesa e parë

Do të luhet në “Niko Dovana”, supersfida mes Teutës dhe Tiranës, e vlefshme për javën e 11-të të Kategorisë Superiore. Bardheblutë e Ahmatajt vijnë në këtë përballje pas triumfit në transfertë ndaj Luftëtarit, ndërkohë që durrsakët e Bledi Shkëmbit, barazuan në transfertë ndaj Bylisit.

Të dyja skuadrat do të synojnë titullin kampion këtë sezon, teksa në 10 javët e para të kampionatit, Teuta ka siguruar 16 pikë, ndërkohë që bardheblutë numërojnë 1 pikë më shumë. Përballja e fazës së parë mes këtyre 2 skuadrave u mbyll në barazim pa gola.

 

LIVE/ TEUTA-TIRANA 0-1

KOMENTI LIVE

23’ Krosim në zonën e Tiranës nga goditja e dënimit, miqtë shoqërojnë topin dhe vetëm rivënie fundore për Likën.

21’ Pranë golit të dytë Tirana. Kobina kroson nga e djathta, dhe Halili godet, por topi shkon pak jashtë shtyllës. Dëmtohet edhe sulmuesi bardheblu, pas një kontrakti me Frashërin dhe merr ndihmën e mjekëve.

18’ GOOOOOOOL TIRANA 0-1/ Zhbllokohet rezultati në Durrës, shënojnë miqtë me Ngonë. Kobina kroson nga e majta, dhe me kokë është Vangjeli kap shtyllën, më tej, është Ngo që ndjek aksionin dhe shënojnë bardheblutë.

13’ Kombinime të bukura të Khalid e Kallakut para zonës së bardhebluve, por miqtë janë të ngjeshur dhe mbyllin.

11’ Vecaj i futur nga e djathta provon të godasë, por devijohet topi. Më pas, aksionin e vijon Kallaku, topi i të cilit sërish bllokohet nga mbrojtja mike.

10’ Goditja e katërt nga këndi për vendasit, që vazhdojnë të qëndrojnë në sulm.

6’ Halili nis Bathën në të djathtë, mesfushori kthen topin në mesin e zonës, por Aleksi i vëmendshëm largon rrezikun.

5’ Zotërimin e topit e ka Teuta në këto momente të para të sfidës, teksa mbetet në gjysmëfushën e saj ekipi bardheblu.

3’ Mbetet përpara Teuta, teksa fiton një goditje këndi.

2’ Khalid futet shpejt brenda zone, pas një topi të humbur nga Ismajlgeci, por shpëton Vangjeli portën në momentin e fundit.

MINUTA 1/ Nis sfida

 

FORMACIONET ZYRTARE:

TEUTA: Frashërit, Beqja, Hoxha, Arapi, Kuro, Avdyli, Aleksi, Kallaku, Çyrbja, Vecaj, Khalid. Trajner: Bledi Shkëmbi

TIRANA: Lika, Ismajlgeci, Hoxhallari, Vangjeli, Osmani, Batha, Celhaka, Halili, Torasa, Kobina, Ngo. Trajner: Juljan Ahmataj.

Formacionet

Related posts

TË GJTIHË TË ÇMENDUR PËR TË FIRMOSUR ME HAALAND/ Solskjaer bën diplomatin

Delo.autor

Vllaznia e ka “fushë”, Kamzën ndaj Laçit e dënon Avdyli

Sadik.Autor

NDESHJA ME GJERMANINË/ Flet Van Dijk: Arbitrit i thashë bëhu serioz…

F.autor

Leave a Comment