Futboll La Liga

Ish trajneri i Realit: Zidane po konsideron largimin e CR7, por mendon si mund t’i thotë atij?

Ish-trajneri i Real Madridit gjatë sezonit 2007-2008, Bernd Schuster, ka analizuar në “El Transistor” të “Onda Cero” problemet që Real Madridi kishte gjatë raundit të parë të La Liga-s, këtë sezon.

Ai beson se përgjegjësia duhet të përqëndrohet më shumë te lojtarët se sa Zinedine Zidane, pasi franci gjeneron atmosferë të mirë në dhomat e zhveshjes, ndryshe nga lojtarët, të cilët nuk janë të mirë, siç është e qartë nga fjalët e tij.

Së pari, ai e bëri të qartë se trajneri i ekipit të bardhë nuk duhet të ndryshojë planet e tij për të rregulluar situatën, pavarësisht të gjitha “shigjetave”, që tani janë mbi të: “Edhe pse Zidane po merri kritikat kryesore, ai duhet të përqëndrohet në punën e tij”.

Ai, gjithashtu, donte të vlerësonte mundësinë që Cristiano Ronaldo të ulet në stol në funksion të mungesës së golit në kampionat, edhe pse beson se është më e lehtë për ta bërë këtë me lojtarë si Asensio, ose Lucas Vázquez. Ish-trajneri i “Los Blancos” është i bindur për diçka: “Me siguri, Zidane po shqyrton zëvendësimin e Cristianos, por ai do të pyesë veten: si mund t’ia them atij?”

Schuster argumenton se Zidane do të vazhdojë në postin e tij, edhe pse gjërat nuk shkojnë mirë në sport: “Ndryshimin e trajnerit duhet ta shikojmë përtej rezultateve, nëse atmosfera është e mirë në dhomat e zhveshjes… Për mua, problemi kryesor i Real Madridit këtë sezon është mungesa e golit. Kur një lojtar mendon se një tjetër nuk do ta pasojë topin për shkak se ka diçka kundër tij, kjo është serioze, është dritë e kuqe, trajneri duhet të ndërhyjë”.

Related posts

E PABESUESHME/ Real Madridit i “MBUSHEN” arkat nga UEFA për Ligën e Kampionëve

Isa.Autor

“TOPI I ARTË”/ Tite zgjedh më të mirin e botës mes SALAH, RONALDOS dhe MODRIC

Isa.Autor

Mërgim Berisha shënon gol në Austri, ia dedikon Kosovës

Q.Autor

Leave a Comment