Champions League Futboll Sport

PRITEN SUPERSFIDA/ “Zbardhet” faza tjetër e Championsit, ja skuadrat e kualifikuara

Tashmë janë 15 skuadra të kualifikuara në fazat me eliminim direkt të Ligës së Kampionëve. Për momentin mungojnë vetëm emrat e fundit, që do të përparojnë më tej, pas pjesës së dytë të ndeshjeve të gjashta në grupe, si dhe pozicionimi përfundimtar në vendin e parë dhe të dytë në disa raste (Bayern / Ajax, Manchester City / Lyon, Real Madrid, Juventus / Manchester United etj).

Në balotazh është vetëm grupi F, në të cilin Shakhtar minon vendin e dytë të Lyon. Këtu është lista e plotë, së bashku me të gjitha informatat e dobishme, që lidhen me shortin e raundit të ardhshëm të këtij kompeticioni madhor për klubet europiane të futbollit.

Ekipet e kualifikuara: 
Vendet e para: Borussia Dortmund, Barcelona, ​​PSG, Porto, Bayern / Ajax, Manchester City / Lyon, Real Madrid, Juventus / Manchester United

Vendet e dytë: Atletico Madrid, Tottenham, Liverpool, Schalke 04, Bayern / Ajax, Manchester City / Lyon / Shakhtar, Roma, Juventus / Manchester United

Borussia Dortmund, Barcelona, ​​PSG dhe Porto kanë përfunduar të parat në grupet e tyre përkatëse dhe në këtë mënyrë do të kenë avantazh të lehtë, jo vetëm për të sfiduar kundërshtarë teorikisht më të dobët, por edhe për ta luajtur ndeshjen e kthimit të raundit të dytë të Ligës së Kampionëve në shtëpi. Atletico Madrid, Tottenham, Liverpool dhe Schalke 04 do t’i luajnë ndeshjet e para në shtëpi.

Në këtë pikë mbetet të qartësohet vetëm rendi i skuadrave të grupeve E, F dhe H, në fushë, sonte, në mbrëmjen përfundimtare të fazës së grupeve. Shorti për raundin e parë me eliminim direkt të Ligës së Kampionëve do të mbahet të hënën, më 17 dhjetor, në Nyon, në selinë e UEFA-s, duke filluar nga ora 12:00. Ekipet e renditura në vendin e parë të grupeve, siç e përmendëm më lart, do t’i luajnë ndeshjen e kthimit të fazës së ardhshme në shtëpi.

Grupi A

 

Grupi B

Grupi C

Grupi D

Grupi E

Grupi F

Grupi G

Grupi H

Related posts

Mirabelli: Shpresojmë që Gattuso të qëndrojë me ne për dhjetë vite

Q.Autor

Ligue 1, “ndizet” gara për një vend në Champions League…

Q.Autor

PO BËHET VIRALE/ Momenti kur Brahim Diaz i dha fund karrierës së lojtarit të Sparta Prague (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment