Champions League Futboll

PUBLIKOHET KALENDARI I CHAMPIOSIT/ Ja kur do të zhvillohen përballjet e 1/16-ve

Pas hedhjes së shortit për raundin e  1/16-ve, të Ligës së Kampionëve, është publikuar edhe kalendari i ndeshjeve që do të luhen, duke filluar nga muaji shkurt.

Faza e eliminimit direkt, do të nisë në datën 12 shkurt ku do të zhvillohen 2 përballjet e para, Mançester Junajtid-PSG dhe Roma-Porto.

Një ditë më vonë është planifikuar të zhvillohen edhe 2 përballjet e tjera. Pra bëhet fjalë për datën 13 shkurt. Në fushë do të zbresin, Totenhem-Borusia Dortmund dhe Ajaks-Real Madrid.

Një javë më vonë janë planifikuar të zhvillohen edhe 4 përballjet e tjera. Data 19 shkurt do të kulmojë me supersfidën Liverpul-Bajern Mynih. Në po të njëjtën ditë do të zhvillohet dhe takimi mes Lionit dhe Barcelonës.

Përballjet e para do të përfundojnë në datën 20 shkurt ku do të luhen 2 sfidat e fundit,  Atletiko Madridit-Juventus dhe Shalke-Mançester Siti.

Ndeshjet e kthimit do të luhen në datat 5 mars, ku Dortmundi pret Totenhamin, ndërsa Reali pret Ajaksin. Në datën 6 mars, PSG luan ndaj Mançester Junajtidi ndërkohë që Porto pret Romën. Si dhe në datat 12 mars ku Mançester Siti pret Shalken dhe Juventusi-Atletikon si dhe në 13 mars, Barcelona-Lion e Bajern Mynih-Liverpul do të jenë 2 sfidat përmbyllëse të fazës së 1-16-ve.

Related posts

SERIE A/ Icardi dhe Wanda janë në Milano, e ardhmja vendoset brenda javës

Sadik.Autor

Arsenal-Liverpool, derbi anglez për “yllin” e madh portugez

Sadik.Autor

MILANI NË HALL/ “Legjenda” holandeze “qan” për klubin “kuqezi”

Sadik.Autor

Leave a Comment