Futboll Seria A Sport

“REGJIZORI I MESFUSHËS”/ MILANI sfidon Man Cityn për talentin e Dortmundit

Trajneri i Milan Gennaro Gattuso i ka dhënë dritë jeshile ndjekjes së talentit të Borussia Dortmund Julian Weigl në janar.

Mesfushori gjerman, akoma vetëm 23 vjeç, është një lojtar me të ardhme të madhe dhe Manchester City thuhet të jetë interesuar për blerjen e tij në janar për të rritur konkurrencën në mesin e fushës.

Gjithsesi, Calciomercato raporton se Weigl, i cili e ka pasur të vështirë të gjejë hapësira pas largimit të Thomas Tuchel, do të ndiqet nga Milan që në janar. Trajneri Gattuso i ka dhënë Ok bordit drejtues për ta sjellë në San Siro.

Related posts

GRIEZMANN SURPRIZON TRAJNERIN E RI/ Francezi poshtëron portierin me një lëvizje “klasi” (VIDEO)

Delo.autor

Atletico Madrid, zëvendësuesi i Griezmann do të jetë francez…

Sadik.Autor

Ylli i Paris SG drejt rikthimit në Serie A, buzëqesh Juventusi

Sadik.Autor

Leave a Comment