Basketball Sport

NBA/ Toronto vijon ringritjen, Warriors ndalin “hemorragjinë” e humbjeve

Golden State Warriors ndalën “hemorragjinë” e humbjeve, teksa arritën të triumfojnë me rezultatin e ngushtë 106-102 ndaj New Orleans Pelicans, një tjetër skuadër që këtë vit nuk e ka nisur aspak mirë sezonin.

Në “Chase Center” të San Franciscos, Warriors e nisën ndeshjen në mënyrë perfekte dhe fituan bindshëm 31-16 fraksionin e parë të lojës, por u “dehën” shpejt dhe në fund të fraksionit të tretë e panë veten në disavantazh prej 3 pikësh.

Megjithatë në fraksionin e fundit vendasit bënë gjithçka mirë, duke fituar me rezultatin 28-21 dhe të gjithë ndeshjen me rezultatin 106-102, ndërsa më I miri I sfidës u shpall Ingram i Pelicans me 25 pikë, dy rikuperime dhe 6 asiste.

Kampionët në fuqi të NBA, kanadezët e Toronto Raptors vazhdojnë ngjitjen në renditje, teksa mbrëmjen e djeshme regjistruan fitoren e katërt radhazi, këtë herë me rezultatin e ngushtë 122-118 përballë Washington Wizards.

Kanadezët bënë një fraksion të parë në kufijtë e perfektes, duke triumfuar me rezultatin 40-23, ndërsa më pas Wizards, të udhëhequr nga Beal me 37 pikë të shënuara, 7 rikuperime dhe 6 asiste, arritët të fitojnë 3 pjesët e tjera, por jo të përmbysin rezultatin.

Forma e mrekullueshme e Joel Embiid, që shënoi 37 pikë, 17 rikuperime dhe dy asiste, nuk e ndihmuan Philadelphia 76ers që të shmangë humbjen e tretë radhazi, këtë herë në shtëpi përballë Dallas Mavericks.

Këta të fundit ishin dominues thuajse gjatë gjithë takimit, me përjashtim të fraksionit të dytë, që e humbën me rezultat të ngushtë dhe fituan me rezultatin final 98-117, triumf ky që i ngjit ata përkohësisht në vendin e katërt në Konferencën e Perëndimit.

Në sfidat e tjera Oklahoma City Thunder triumfoi bindshëm 126-108 ndaj Phoenix Suns, Miami Heat mposhti New York Knicks me rezultatin 129-114, Denver Nuggets fitoi me rezultatin 109-100 ndaj Minnesotta Timberwolves dhe Detroit Pistons u mposhtën në transfertën ndaj Boston Celtics.

Related posts

LEAO I DORËZOHET DËNIMIT/ Pioli tundohet nga… Daniel Maldini

Delo.autor

E BUJSHME/ Klubi i Serisë A në janar do të shitet, ja kush do të jetë presidenti i ri…

Delo.autor

PAS AKSIDENTIT TRAGJIK/ Antonio Reyes i jepet mes lotësh lamtumira e fundit

Delo.autor

Leave a Comment