Futboll

REKORD NEGATIV PËR “KUQEZINJTË”/ Gattuso: Milan i frikësuar dhe pa dëshirë, nuk është…

Asnjë gol i shënuar prej 405 minutash, një rekord negativ që e kthen Milanin në epokën e errët të disa dekadave më parë, ndërkohë që rivalët po e parakalojnë dhe duket se edhe ky sezon po përfundon në plehra, ashtu si ata të shkuarit.

Fitorja mungon prej një muaji dhe Gattuso kërkon të gjejë zgjidhje, për të shpëtuar një stol që është lëkundur keqas, por që nuk po i preket vetëm për faktin se drejtuesit e Milanit e dinë mirë që skuadra është modeste dhe asnjë trajner i madh nuk do e merrte drejtimin në këtë moment.

Trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso, në mikrofonin e Milan TV ka folur për momentin e zi të kuqezinjve, për Higuain dhe për racizmin në San Siro, në Inter-Napoli.

“Në momente emergjence kemi habitur të gjithë, duke luajtur me entuziazëm dhe pa frikë. Problemi është se kur e kuptojmë që në lojë janë pikë shumë të rëndësishme, si me Bologna e Torino, dalin në pah problemet psikologjike të kësaj skuadre dhe frika mbërthen lojtarët. Mbeta shumë i zhgënjyer nga pjesa e parë në Frosinone, ku kundërshtari dukej sikur luante për vendin e katërt.

“Deri para tre ditësh ishim një pikë larg vendit të katërt, që është titulli ynë, por po i bëjmë gjërat përgjysmë. Sapo sistemuam mbrojtjen, por tani problemi është sulmi. Sa herë që gjuajmë duket sikur nuk e dëmtojmë kundërshtarin. Është normale të gabosh, por nuk duhet të na kapë depresioni. Kohët e fundit çdo rival na mposht në topat e diskutueshëm, mendoj se frika po na mposht”.

Më pas, Gattuso analizon arsyet e krizës: “Kemi ndryshuar mënyrën e të luajturit dhe nuk po arrijmë t’i bëjmë në praktikë disa lëvizje që kemi në mendje. Ajo që më shqetëson është se skuadra duket pa dëshirë, kjo gjë më bezdis shumë.

Momenti më i vështirë nën drejtimin tim? Jo, nuk është ky aktuali. Në Verona dhe në Benevento vjet dukeshim si klounë, pa dashur të ofendoj askënd”.

Renditja po bëhet e frikshme: “Ka shumë pesimizëm. Mund të bënim një hap të madh cilësor, por nuk e kemi hedhur. Nuk më pëlqen atmosfera e krijuar. Edhe kur ishim në vendin e katërt, dukej normale dhe pritej më shumë se kaq nga ky ekip. Duket sikur gjithçka që bëjmë është pa vlerë dhe lojtarët janë të stresuar. Nuk është justifikim, por pak shkëlqim mungesat na e kanë hequr. Para pak kohësh pësonim gol gjithmonë, jam i sigurt se do rinisim të shënojmë si në fillim të sezonit”.

Po Higuain? “Humbi një penallti të rëndësishme, mori karton të kuq dhe gjithë bota foli për të. Natyrisht, këto gjëra të lënë shenjë. Dua të shoh Pipita-n e pjesës së dytë në Frosinone, nuk ishte perfekt në gjuajte, por dua atë tip lojtari. Nuk është ai problemi i vetëm, po ndihet rënia e rendimentit te lojtarët teknikë Suso po luan duke vuajtur disa probleme të vogla, Calhanoglu po luan nën nivelin e tij. Gjithsesi, kemi mundësi të rregullojmë gjithçka, duke nisur nga ndeshja kundër SPAL-it, sepse boll pikë kemi dhuruar”.

Racizmi në Inter-Napoli, ndaj senegalezit Kulibaly: “Jam shumë dakord me atë që tha Ancelotti. Nuk jemi kombi i vetëm me probleme racizmi, duhet parë Anglia, ku ka shumë qytetari sportive. Mendoj se erdhi momenti që futbolli të ndalet, ndeshjet të ndërpriten. Jemi në 2019, duhet të përmirësohemi. Nuk mendoj se jemi popull racist, sepse kemi plot emigrantë, por 4 idiotë prishin gjithçka dhe është e drejtë që një ndeshje të ndalet”.

Related posts

Kjo do të ishte “BOMBA” e kësaj vere/ Barcelona interesohet për MISTER “120 milionëshin”

Isa.Autor

ËSHTË NË GARË ME KAMPIONËT E ITALISË/ Real Madrid po bën lëvizjen e fundit për Pogba, ja shifra “FARAONIKE”

Delo.autor

Vuri bast gabimisht fitoren e Romës, fitoi mbi 52 mijë dollarë

Sadik.Autor

Leave a Comment