Sport Të tjera

RIKTHEHET FUQISHËM/ Majlinda Kelmendi: Kam refuzuar miliona nga shtete të ndryshme vetëm për…

Ashtu siç ka qenë protagonistja kryesore tash e katër vjet, Majlinda Kelmendi ishte e tillë edhe në mbrëmjen që u shënuar 4 vjetori i pranimit të Komitetit Olimpik të Kosovës në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar.

“Jam jashtëzakonisht e lumtur, fakti që kam mundur të bëj diçka për vendin tim më bën të lumtur”.

”Kam refuzuar miliona, kam refuzuar oferta nga shtete të ndryshme vetëm për të qenë këtu dhe për të përjetuar këtë ndjenjë. Jam shumë e lumtur që sot gjendem këtu dhe ndoshta jam protagonistja kryesore për pranimin e KOK në KON”, ka thënë Majlinda për Insporti.

Pas një pauze të gjatë për shkak të lëndimeve, ajo është rikthyer fuqishëm.

“Ky vit nuk ka qenë i lehtë, sepse i kam pasur tri operacione për shkak të lëndimit të shpinës dhe gjurit. Jam kthyer para dy muajve, nuk jam në formën e duhur, por shpresoj që shpejt do të jem ashtu siç dua unë për të qenë e gatshme për lojërat evropiane dhe Kampionatin Botëror të vitit të ardhshëm”, ka theksuar Kelmendi.

Ajo është shprehur optimiste për ta mbrojtur medaljen e artë olimpike, por edhe për shumë suksese tjera.

“Nuk besoj që është më vështirë të mbrohet medalja se sa të fitohet, sepse unë tashmë e di si duhet të punohet, ushtrohet, jetohet dhe gjithçka tjetër për të arritur deri te medalja”, ka theksuar Majlinda.

Related posts

EPIKE NË “EURO 2020″/ Katër futbollistët shqiptarë refuzojnë të këndojnë himnin maqedon (VIDEO)

Delo.autor

Real Madridi përgatit ofertë 170 milionëshe për Hazard, hap bisedimet me Neymar

Isa.Autor

PARTIZANI-TIRANA/ Dridhet porta e Bekajt, sulmuesi Asani trondit traversën nga goditja e dënimit (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment