Basketball Të tjera

NBA/ James Harden dhuron spektakël, Houston mposht Lakers

Skuadra e Houston fitoi 126-111 ndaj Lakers, suksesi i dytë radhazi  për skuadrën teksane, që fituan një përballje mes dy ekipesh pretendente për titull në Perëndim. Një sfidë në shumicën e kohës e dominuar nga Houston, ndërsa Lakers luajtën me hope. Harden ishte fantastik në këtë sfidë, duke realizuar 50 pikë, 10 rebound e 11 asist, më i miri në fushë, ndërsa për Lakers u dallua LeBron me 29 pikë e Kuzma me 24, por që mbetën për sttistikë.

Fiton edhe San Antonio, që triumfoi 125-87 ndaj Clippers, duke u shkëputur nga perioda në periodë, një fitore e lehtë e ekipit të Spurs, që i largohet fundit të renditjes në Perëndim. 7 lojtarë të skuadrës së San Antonio realizuan mbi 10 pikë, me Aldridge me 27 pikë ishte shënuesi më i mirë, ndërsa për Clippers mungoi lideri.

Ekipi i Phoenix mundi 99-89 Dallas, ndeshje ku u dallua Warren me 30 pikë, më i miri në fushë, ndërsa Orlando triumfoi 97-91 ndaj Chicago në sekondat e fundit, sfidë ku u dallua Vucevic, autor i 26 pikëve e 10 rebaund.

NBA – Rezultatet

Houston – Lakers, 126-111

San Antonio – Clippers, 125-87

Orlando – Chicago, 97-91

Phoenix – Dallas, 99-89

Related posts

Rikthim me humbje për Serena Williams, humbet në lojën dyshe me motrën Venus

Q.Autor

Boks/ Seferi triumfon në Hamburg

Delo.autor

MOTO GP/ Piloti Quartararo nuk ndalet as në Katalunja, “pole position” i pestë radhazi

Delo.autor

Leave a Comment