Futboll Shqipëri Sport

RIVALËT NË “EURO 2020″/ Njihuni me rezultatet më të PAHARRUSHME dhe më ZHGËNJYESET të KUQEZINJVE

Shqipëria do të nisë nga viti i ardhshëm fushatën për kualifikim në kampionatin europian të 2020. Në grupin A, ku bëjnë pjesë kuqezinjtë, njëra prej “biletave” është thuajse e prenotuar nga Franca, kampionia e botës në fuqi, ndërsa lufta për vendin e dytë, që dërgon automatikisht në fazën play-off është e hapur midis Shqipërisë, Islandës dhe Turqisë.

Kuqezinjtë e Panuçit kanë historikun e tyre me secilin prej rivalëve në grupin A.
Duke nisur me “peshat e rënda” Francën, Shqipëria numëron 7 ballafaqime me “Gjelat”, ku bilanci flet natyrshëm në favor të 2 herë kampionëve të Botës(5 fitore kundër 1 barazimi dhe 1 fitore tonën). Por kuqezinjtë kanë siguruar ndaj Francës, fitoren historike në miqësoren e vitit 2015, ku fitonim me gol të Ergys Kaçes në “Elbasan Arena”. Një sfidë emocionuese mbetet ajo e kampionatit europian të 2016, kur u mposhtëm vetëm në minutat e fundit të lojës nga “Gjelat”.

Përballë Islandës, Shqipëria ka luajtur 5 herë. Kuqezinjtë kanë arritur t’i mposhtin dy herë nordikët në 1991 me rezultatin 1-0 (kualifikueset e EURO 1992) dhe miqësore në 2004. Kurse islandezët na kanë mposhtur 3 herë. Më të freskëta janë humbjet e fundit, kur jemi mundur 2 herë 2-1, ndeshje të vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës të 2014.

Rivali me të cilin njihemi më mirë në këtë grup është Turqia. Plot 10 herë jemi takuar me ta dhe bilanci është i kënaqshëm si për Shqipërinë dhe për turqit (4 fitore secila dhe 2 barazime).
Kundër tyre, kemi regjistruar dy fitore historike, 1-4 në vitin 1998, kur drejtoheshim nga tekniku Astrit Hafizi dhe e fundit në 2017 duke i thyer 3-2 me dopietën e Sadikut dhe golin e Grezdës.

Moldavia është një rival që nuk ka rënë rasti të përballemi shumë herë bashkë, por ndaj tyre kuqezinjtë kanë marrë fitore të bujshme si 3-2 në 1995 (fitorja e parë në historinë e Kombëtares e marrë jashtë fushe) dhe 3-0 ku fitonim me dopietën e Sokol Kushtës dhe golin e Salvador Kaçajt. 3 përballje me ta, 2 fitore dhe një barazim.

Pavarësisht se me Andorrën jemi ndeshur 3 herë, nuk kemi kujtime të mira. Në 2002, ata na shkaktuam humbjen turpëruese 2-0 në një takim miqësor, rezultat që solli dhe shkarkimin e trajneri të asaj kohe të Kombëtares Sulejman Demollari. Megjithatë, e kemi kompensuar humbjen e turpshme me dy fitore: 3-0 në 2000 dhe 1-0 në 2010.

Related posts

Kundërpërgjigjet Maradona: I bën keq ushqimi i tepërt. Droga për mua ishte…

Q.Autor

SFIDA NDAJ PARTIZANIT/ Mesfushori Aleksi: Jemi fituesit në fuqi të Kupës, ja pse besoj te mbyllja perfekte e sezonit

Delo.autor

Problemet financiare/ Interi pritet të humbasë shërbimet e Skriniar për…

Sadik.Autor

Leave a Comment