Futboll Seria A Sport

RONALDO E KA PISK PUNËN/ Rrezik i kuq për JUVEN në raundin e dytë të Championsit

Juventusi u shfaq i hutuar mbrëmë në “Stade de Suisse”, ku kaloi përmes vështirësive dhe humbi. Megjithatë, bardhezinjtë do të vijojnë në raundin me eliminim direkt të Ligës së Kampionëve, ndërsa Yong Boys do të vazhdojnë rrugën europiane në “Europa League”.

Në kampin e “Zonjës së Vjetër” janë të sigurt se në raundin tjetër, ekipi i Massimiliano Allegri do të paraqitet në më të mirën të vet. Tashmë sytë janë drejtuar nga shorti i së hënës, që do të hidhet në Nyon të Zvicrës. Me fat për kampionët italianë ishte fakti se Manchester United nuk ka përfituar dot nga frenimi i Juventusit të mërkurën në mbrëmje, por e kanë mbyllur grupin në vendin e parë.

Kjo do të thotë se bardhezinjtë do të përballen në turin e radhës të Champions-it me një kundërshtar, që e ka mbyllur në vendin e dytë të një grupi tjetër. Grupi i gjashtë rivalëve të mundshëm të Juventusit paraqet jo pak vështirësi. Përplasja me Romën është e ndaluar nga rregullorja për momentin, megjithatë, ka emra të tjerë sugjestionues: Tottenham dhe Liverpool.

Rivalë shumë të rrezikshëm, sidomos të kuqtë e Jurgen Klopp, që po bëjnë paraqitje të mrekullueshme në Premier League dhe ishin finalistë të Champions-it, sezonin e kaluar. Dortmund parakaloi në vendin e parë Atletico Madrid në ndeshjen e fundit në grup. Më e rrezikshme në sulm dukej Borussia, ndërsa më e vështira në mbrojtje është skuadra e Diego Simeone.

Këta të tre, Liverpool, Tottenham dhe Atletico Madrid, janë ekipe për t’u shmangur, sepse mund të krijojnë probleme për çdo kundërshtar. Shumë më mirë, në qoftë se goglat e shortit do ta vendosin Juventusin përballë Schalke 04, Lyon apo Ajax, me opsionin ideal atë gjerman, sepse holandezët dhe francezët, megjithatë, kanë lojtarë të talentuar. Më shumë se kundërshtari që do të dalë nga shorti i së hënës, megjithatë, do të jetë e rëndësishme që Juventusi të hyjë në fushëjo si mbrëmë, ndaj Yong Boys.

Related posts

PAS BARAZIMIT NDAJ BENEVENTOS/ Pirlo zbulon të vërtetën mbi mungesën e CR7: Ka patur një…

Delo.autor

ZBULON NJË PRAPASKENË/ Willian: Kërkova të largohesha nga Arsenali pas vetëm tre muajsh

Delo.autor

“IBRAHIMOVIC ËSHTË SHUMË I FORTË”/ Flet Edy Reja: Mendoj se Hysaj dëshiron të qëndrojë tek…

Delo.autor

Leave a Comment