Futboll Premier League Sport

CHAMPIONS/ “Mallkimi” i vendit të dytë, HISTORIA i jep trofeun MOURINHOS

Shpesh herë, Liga e kampionëve ka sjellë rezultate surprizë dhe shumë skuadra, kanë treguar se janë ndryshe nga kampionati dhe këtu mund të jetë shembulli i Realit që duket se e ka personalizuar këtë trofe. Ndërkohë, historia flet edhe për Murinjon më shumë se sa për klubet e futbollit dhe për një ‘mallkim’ që lidhet me vendin e dytë.

Në 15 sezonet e fundit të Ligës së Kampionëve, vetëm 4 skuadra të cilat janë renditur në vendin e dytë në fazën e grupeve, kanë arritur të fitojnë Ligën e kampionëve, ndërkohë që 10 fituesit e tjerë kanë qenë njëkohësisht edhe kryesues të grupit. 4 skuadrat e vetme të cilat kanë fituar si të dytat, janë Porto, Interi, Liverpuli dhe dy herë Real Madridi.

I pari ekip që fitoi Championsin nga vendi i dytë, ishte Porto në sezonin 2013-14 dhe atë kohë drejtohej nga Zhoze Murinjo. Sakaq, Murinjo ka arritur edhe njëherë tjetër të fitoj Ligën e Kampionëve me një skuadër që e ka përfunduar në vendin e dytë fazën e grupeve dhe bëhet fjalë për Interin e vitit 2010. Si për ironi të fatit, këtë sezon Mançester Junajtid është renditur i dyti në grup dhe supersticiozët mund të besojnë fuqishëm në triumfin e ‘Djajve të kuq’.

Liverpuli në kohën që triumfonte drejtohej nga Rafa Benitez dhe ishte finalja historike ndaj Milanit, në Stamboll me atë përmbysje të çmendur. Dy rastet që Reali e ka fituar trofeun duke u renditur e dyta në grup, është drejtuar nga Zinedin Zidan.

Related posts

REZULTATET E UNITED/ Mourinho irriton gazetarët: “Është vonë që të shpëtohet”

Isa.Autor

INTERVISTA/ De Biazi, nga telefonata me Rejan te italiani i Partizanit: Në rrugën e duhur

F.autor

DEKLARATË E BUJSHME/ Ausilio zbulon ditën kur Interi do të kthehet te fitoret

Delo.autor

Leave a Comment