Futboll Sport

POLICËT QËLLOJNË TIFOZIN QË U FUT NË FUSHË/ Gjesti i Ronaldos i ka shtangur të gjithë (VIDEO)

Prej disa ditësh Juventusi po e vazhdon fazën përgatitore në Kinë.

Të mërkurën në mesditë Juventusi do të përballet me Interin dhe të besuarit e Maurizio Sarrit po zhvillojnë stërvitjet për këtë ndeshje miqësore.

Një incident interesant ka ndodhur gjatë stërvitjes së bardhezinjve ku një tifoz futet në fushë për të takuar lojtarët e “Zonjës së Vjetër”.

Me të evidentuar rastin policë të shumtë kanë hyrë me shpejtësi në fushë për ta ndaluar tifozin që t’i afrohet lojtarëve.

Policët e rrethojnë tifozin aziatik i cili merr disa shpulla ndëshkuese, ndërsa Ronaldo ka kohë të tallet me shefin e sigurimit duke i kërcyer mbi shpinë.

Gjesti i Ronaldos i ka shtangur të gjithë madje edhe vetë polici e pa çuditshëm, ndërsa CR7 “shpërtheu” në të qeshura.

Related posts

CHAMPIONS LEAGUE/ Kukësi gabon me Vallettën, rezultat surprizë në “Loro Boriçi”

Isa.Autor

BOTËRORI PËR KLUBE NDRYSHON FUTBOLLIN/ Njihuni me rregulloren e re…

Isa.Autor

Kristi Vangjeli largohet nga Skënderbeu, zgjedh Greqinë prej familjes

Sadik.Autor

Leave a Comment