Futboll Ligue 1 Sport

RRITET PRESIONI TEK PSG/ Një nga yjet “ARRATISET” nga klubi për të…

Presioni mbi PSG-në sa vjen e rritet, për shkak të rregullave të Fair-play financiar, që duhen respektuar patjetër dhe UEFA nuk do të tolerojë.

Neymar kushtoi 222 milionë euro dhe Mbappe 180 milionë, shifra që kanë prishur totalisht balancat në llogaritë e klubit francez.

Për këtë arsye, tashmë kampionët e Ligue 1 mund të detyrohen të marrin një vendim shumë të dhimbshëm – të shesin një nga dy yjet e vet, për të rregulluar bilancin.

Mediapart raporton se PSG duhet të arkëtojë urgjentisht 190 milionë euro, për të qetësuar UEFA-n, e cila ka kohë që po heton dhe tashmë është nën presion të madh nga mediat, ndaj mund të shkojë deri aty sa ta përjashtojë PSG-në nga kupat e Europës, nëse nuk merr sinjalin që pret.

Që në vitin 2014 PSG u dënua nga UEFA, por me një gjobë të lehtë, ndërsa tashmë hetimet kanë rinisur, për shkak të fakteve të reja, zbuluar nga Football Leaks, ku ndër të tjera dalin në dritë kontrata me organizata nga Katari, që në fakt janë të gjitha pronë e pronarëve të PSG-së.

Related posts

GJIMSHITI BËN 100 NDESHJE NË SERINË A/ Por shikoni kush është rekordmeni shqiptar

Delo.autor

Goditi tifozët e Kristal Palasit me shishe, Murinjo kërkon falje

Q.Autor

NUK I KURSEN KRITIKAT PËR ISH-EKIPIN/ Pepe: Kur shkova te Reali, ishte një varrezë…

Delo.autor

Leave a Comment