Futboll Sport

PAS MESSIT THE RONALDOS/ Ky është futbollisti më vendimtar aktualisht…

Sulmuesi i Chelsea, Eden Hazard, është lojtari më vendimtar në botë, pas Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos, sipas trajnerit të Belgjikës, Roberto Martinez.

Si një yll i vërtetë në “Stamford Bridge”, ndërkombëtari belg ka marrë shpesh krahasime me dy lojtarët më të mirë të planetit në dekadën e fundit, që kishin vendosur diktatin në fitimin e “Topit të Artë”, deri këtë vit.

Martinez beson se 27-vjeçari është duke dhënë më të mirën e karrierës së tij deri tani, duke pasur para vetes vetëm yllin e Barcelonës dhe atë të Juventusit.

Ai tha për “The Times”: Në nivel ndërkombëtar, Hazard e kam parë në majë, në mënyrë të vazhdueshme. Nëse nuk llogaritet Ronaldo dhe Messi, unë nuk mendoj se mund të gjeni një lojtar kaq vendimtar sa ai.

Eden ka fituar titullin me Lille, në një ekip që nuk ka mundësi për këtë. Më pas, kur kaloi në Angli, ka fituar titullin me Chelsea në dy sezone të ndryshme.

Ai ka qenë udhëheqës i një kombi në Kupën e Botës së këtij viti, që mori medaljen e bronztë. Hazard është konsistent me formën sportive dhe po shijon momentin më të mirë të karrierës si futbollist“.

Blegu ka kontribuar me tetë gola dhe nëntë asiste te Chelsea për këtë sezon. Ai ishte, megjithatë, i pafuqishëm për t’i shpëtuar Blutë e Londrës nga humbja 1-0 ndaj Leicester, në udhëtimin e tyre më të fundit në Premier League.

Mbetet të shihet nëse Chelsea do ta mbajë dot në “Stamford Bridge” këtë yll të vetin, teksa ka tërhequr shumë interes nga Real Madridi dhe tashmë nuk përbën asnjë sekret, se është në krye të listës së dëshirave të “Los Blancos”.

Related posts

PIKE I SURPRIZAVE/ Pasi u fol se do të bëhet sërish baba, lojtari drejt hapit të rëndësishëm me…

F.autor

I “DHUROI” FITOREN JUVENTUS ME DOPIETË/ I vetmi në histori, CR7 vendos rekordin e ri

Delo.autor

PREZANTOHET TEK GENOA/ Shevchenko: Me Italinë kam lidhje të veçantë, mbaj mend kur vija këtu si kundërshtar…

Delo.autor

Leave a Comment