Futboll Seria A Sport

RRUFE NË QIELL TË HAPUR/ Lojtari më i mirë i JUVENTUSIT duhet të OPEROHET

Në momentin më të mirë të tij, Joao Cancelo duhet të ndalet në bokse. Një mesazh i qartë i tij i publikuar edhe në rrjetet sociale, me një fotografi bardhezi dhe fytyrën e mërzitur. Në kërkim të forcës për t’ia dalë.

U mendua se dëmtimi i tij ishte kalimtar, por Massimiliano Allegri, trajneri bardhezi, në konferencën për shtyp të dhënë ditën e premte, përpara ndeshjes së kampionatit ndaj Torinos, ka lajmëruar: “Cancelos i është bllokuar gjuri. Menisku ka probleme dhe duhet të operohet urgjent. Do të kthehet pas pushimit të gjatë dimëror, pra në vitin 2019”.

Ky vit mund të quhet i mbyllur për portugezin, që po paraqitej mjaft mirë. Bëhet fjalë për katër ndeshje të cilat do të humbasë. Përballë Torinos, Romës, Sampdorias dhe Atalantës. Madje, sipas asaj që shkruajnë mediet italiane, rikthimi i tij, nëse gjërat shkojnë mirë, për 90 minuta mund të vijë në sfidën ndaj Chievos në janar të vitit 2019.

Cancelo mund të humbë edhe sfidën ndaj Milanit në Superkupën e Italisë, më 16 janar. Ai mund të aktivizohet pak ndaj Bolognas, në Kupën e Italisë, por gjithçka nëse gjërat shkojnë mirë.

Veç tij, edhe Cuadrado rrezikon të operohet. Kolumbiani gjithashtu ka probleme fizike të mbartura dhe do të ishte momenti ideal që të kurohej. Nëse kryen operacion, edhe atë do ta shohim në vitin 2019-të në fushë.

Related posts

PREJ 8 MUAJSH PUSHIM PAS SHKARKIMIT/ Mourinho zbulon: Ndryshimi nuk është gjithmonë për mirë, por…

Delo.autor

FESTA E HALLOWEEN/ Nga “Komandant” CR7 tek “Jocker” Kante, ja ana e “TMERRSHME” e yjeve të futbollit

Delo.autor

SHËNOHET GOLI I VITIT/ Lojtari “bombardon” portën nga 60 metra për 5 sekonda (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment