Futboll Kategoria Superiore Sport

RUAN ECURINË/ Camara bën diferencën, Teuta bën liderin në Korçë (VIDEO)

Karton i kuq, penallti e humbur, dy gola të anuluar dhe raste të diskutueshme, e pretendime për 11-metërsh. Skënderbeu-Teuta i kishte të gjitha, me durrsakët që vuajtën në Korçë për të mposhtur minimalisht 1-0 kampionët në fuqi.

Heroi i takimit ishte Sekouba Camara, i cili shënoi golin me vlerën e 3 pikëve.

Vetëm 24 minuta mjaftuan për të ndezur sfidën, me Kallakun që u rrezuan në zonën korçare, duke krijuar iluzionin e një 11 metërshi. Megjithatë për gjyqtarin Jorgji nuk kishte asgjë të parregullt, edhe pse pretendimet e durrsakëve ishin të shumta. Një episod që rriti shërbeu si asis për Teutën, që pas 10 minutash gjeti rrugën e rrjetës me anë të Camara. Sulmuesi nuk gaboi nga fare pranë postës së Teqes, ku me kokë tundi rrjetën. Rezultat që nuk u kapërdi mirë nga Skënderbeu që rriti rastet dhe ku arriti të gjej në 3 raste rrjetën, por për gjyqtarët u shënuan në pozicion jashtë loje.

Në fundin e pjesës së parë Beqaj ndërhyri në mënyrë të parregullt ndaj Muzakës, duke e detyruar gjyqtarin që të akordojë 11-metërsh dhe të lë fushën me karton të kuq. Nga pika e bardhë u nis Aliti që shpërdoi përballë Hidit, i cili u tregua i saktë duke neutralizuar gjithçka. Fraksioni i dytë nisi me të njëjtin ritëm, me Skënderbeun që nisi të shtojë forcat në sulm, ndërsa Teuta mendoi të kundërpërgjigjet përmes kundërsulmeve, duke marrë një 3 pikësh mjaft të vlefshëm.

Me këtë fitore Teuta ruan ecurinë fantastike, duke regjistruar takimin e 8-të radhazi pa humbje. Pas këtij 3 pikëshi, Teuta rimerr vendin e tretë, teksa numëron 2 pikë më pak se Skënderbeu i vendit të dytë dhe -6 nga Partizani kryesues.

Related posts

PËRPILOHET LISTA ME 19 FUTBOLLISTË/ Shqipëria U19 starton grumbullimin, kuqezinjtë me mision në… (FOTO)

Delo.autor

Roma përmbysje dhe goleadë ndaj Beneventos, rikthehet në zonën Champions

Q.Autor

INTERVISTA EKSKLUZIVE/ Kashami: “Ky është Botërori i SURPRIZAVE, dënimi i Skënderbeut ishte…”

Isa.Autor

Leave a Comment