Futboll Sport

ZYRTARE/ Lokomotiva e Zagrebit “fiksohet” me shqiptarët, firmos me sulmuesin 20-vjeçar

Lokomotiva e Zagrebit menjëherë pas largimit në formulën e huazimit të Sherif Kallakut tek skuadra e Teutës deri në muajin janar, ka prezantuar një tjetër shqiptar.

Arbër Hoxha gjatë ditës së sotme është prezantuar me skuadrën kroate duke firmosur kontratën e tij të parë jashtë vendit.

Sulmuesi anësor kosovar i cili së fundmi ka luajtur në rradhët e Ballkanit ka bërë hapin e madh në karrierë duke u transferuar tek një nga klubet me emër në Kroaci.

Më herët 20-vjeçari ka mbajtur veshur edhe fanellat e Prishtinës, Besës, dhe Istogut në Kosovë.

Related posts

PAS BARAZIMIT ME LASTRIOTIN/ Trajneri Gega: Jam i kënaqur me 1 pikë, ne kemi vetëm një…

Delo.autor

Lajm i keq për Panuccin/ Shtyhet debutimi i mbrojtësit të talentuar kuqezi

Sadik.Autor

E FYEN DHE E SHANTAZHUAN/ Presidenti i Federatës Gjermane kujtohet për OZIL

Isa.Autor

Leave a Comment