Futboll Sport

SCHUMACHER MUND TË ECË/ Legjenda e Formula 1 vijon rikuperimin në rezidencën 50 mln paundëshe (VIDEO)

5 vite nga aksidenti i Machael Schumacher që e detyroi ish-pilotin të futej në koma, vijnë lajme të mira për të. Sipas mediave angleze, 49-vjeçari jeton në një rezidencë në Zvicër dhe aktualisht nuk qëndron më i shtrirë, por mund të lëvizë nëpërmjet mjeteve ndihmëse.

ZVICËR – Më 29 dhjetor bëhen 5 vite që nga koha kur piloti më i titulluar i Formula 1, Michael Schumacher, hyri në koma si pasojë e aksidentit që pësoi në alpet e Francës. Që prej asaj kohe të dhënat për gjendjen e tij shëndetësore kanë qenë kontradiktore. Kjo për shkakun se nga familjarët, por mbi të gjithë nga gruaja e tij Corina, nuk është lejuar të dalë asnjë e dhënë.

Madje është bërë e qartë se të gjithë ata miq të cilët vizitojnë legjendën gjermane nuk do të quhen më të tillë në rast se japin detaje. Gjithsesi së fundi “sportsmail” ka nxjerrë disa të dhënë mbi gjendjen e 49-vjeçarit të cilat sipas tyre i kanë marrë nga babai i ish-pilotit, Rolf. Ky I fundit është një nga kujdestarët e rezidencës 50 mln euro ku raportohet se qëndron Schumacher.

Sipas “sportsmail” Rolf i ka thënë atyre se Schumacher aktualisht ndodhet në këtë rezidencë që gjendet mes Gjenesvës dhe Losanës e fshehur nga sytë e botës, duke hedhur poshtë pretendimet e disa gazetave që familjarët kishin blerë një shtëpi pushimi në Spanjë.

Ajo që është më interesante ka të bëjë me gjendjen e Schumacher. Po sipas këtij burimi gjermani ka patur ka pasur disa përmirësime kohët e fundit dhe aktualisht nuk e ka të detyrueshme të qëndrojë i shtrirë teksa udhqehet apo kalon kohën në rezidencë.

Schumacer mund të lëvizë nëpërmjet karrigeve të specializuara dhe të përshtatura vetëm për të. Kostoja për shërbimet ndaj ish-pilotit të Formula 1 shkojnë deri në 50 mijë mijë paund në javë. Duket se familjarët nuk dorëzohen dhe mendojnë se shpejt Schumacher do të normalizohet.

Related posts

“DO TË KTHEHEM NË TORINO”/ Dorëzohet Bonucci: Kam shtrënguar dhëmbët, por…

Delo.autor

LA LIGA/ Bale dhe Ronaldo nuk mjaftojnë, Reali shpërdoron avantazhin e dyfishtë ndaj Villarreal (VIDEO)

Sadik.Autor

NJERIU I MOMENTIT TEK MILAN/ Drejtuesit kuqezi gati kontratën e re me yllin e skuadrës

Delo.autor

Leave a Comment