Futboll Sport

“SHPRESOJ QË KJO TË JETË NDESHJA…”/ Shaqiri merr shiritin e Granitit: Jam shumë krenar

Xherdan Shaqiri do të gradohet kapiten për ndeshjen e sotme kundër Spanjës. Sulmuesi shqiptar do të jetë lideri i skuadrës helvete pasi Granit Xhaka është i pezulluar prej kartonëve. Ai thotë se është shumë krenar që do të mbajë shiritin në një ndeshje të tillë dhe premton se do të japë gjithçka për fitoren. Shaqiri gjithashtu vlerësoi Spanjën, por tha se me 120% mund t’ia dalin.

STIL SULMUES- “Kemi treguar disa herë që ne nuk dimë vetëm të mbrohemi. Kundër Francës shënuam 3 gola dhe rivali ishte i fortë. Duhet të imponojmë lojën tonë dhe trajneri na ka përgatitur mirë për këtë sfidë. Do të japim gjithçka. Nëse jemi në 120% tonë, sigurisht që mund të përjetojmë një tjetër mbrëmje si ajo ndaj Francës”.

LIDER- “Jam shumë krenar që mund ta udhëheq unë skuadrën në një ditë kaq shumë të rëndësishme, por do të përgatitem si gjithmonë dhe nuk ndryshon asgjë. Gjithnjë bëj të njëjtën përgatitje, me apo shirit. Jam krenar që do të jem kapiten në një ndeshje kaq të rëndësishme, por dua thjesht të tregoj kualitetin tim për të ndihmuar skuadrën”.

SFIDA ME FRANCËN- “Në fund të fundit ne fituam dhe jam i kënaqur. Ishte duel i vështirë dhe për mua nuk ishte aspak e lehtë, po kisha disa momente të mira, sidomos në pjesën e parë. Por ndihmova skuadrën dhe Seferoviçin gjithashtu. Kur jep gjithçka në fushë, nuk ka rëndësi nëse shënon apo jo. Megjithatë, nuk mund të them që ndeshja ime ishte e dobët. Luajtëm mjaft mirë ndaj një ekipi të jashtëzakonshëm dhe jam krenar”.

XHAKA- “Do të ulet afër pankinës dhe do të ketë një rol tjetër të rëndësishëm. Ne jemi 26 futbollistë fantastikë që ndihmojmë njëri-tjetrin”.

RUSIA- “Rikthimi në Rusi është gjithmonë diçka e bukur. Kemi ndjenja pozitive, më shumë pozitive sesa negative. Ndeshjet e Botërorit i përkasin së shkuarës dhe tani jemi të përqendruar te dueli kundër Spanjës. Ata janë favoritët, por ne duam të tregojmë se mund të kualifikohemi. Kjo është e vetmja gjë që ndikon në këto situata. Kemi një plan të qartë dhe një strategji”.

GRANITI- “Kemi shumë futbollistë të mirë në organikë dhe nuk do të ndryshojmë shumë. Kam një ide, por të shohim stërvitjen. Duhet ta ndihmojmë mirë dhe pastaj ta bëjmë në fushën e lojës. Jam i bindur që kemi disa liderë në fushën e lojës”.

SPANJA- “Kemi besim, por ata janë skuadër shumë e fortë. Duam të vrapojmë më shumë sesa Spanja dhe kështu mund t’ia dalim”.

Related posts

NEYMAR BËHET AKTOR/ Braziliani shfaqet me një rol në serialin “La Casa de Papel” (VIDEO)

Delo.autor

Inter me “drita të fikura”, shpartallohet nga Genoa

Q.Autor

Këto janë nëntë gabimet e Realit që shpjegojnë rënien në La Liga

Q.Autor

Leave a Comment