Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

VEDAT MURIQI KËRKOHET NGA SHUMË KLUBE/ Drejtori sportiv i Torinos thur elozhe: Ka forcë fizike dhe është i fortë në…

Vedat Muriqi ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij, teksa listës së klubeve që kërkojnë shërbimet e sulmuesit, i janë shtuar edhe dy skuadrat italiane, Sasuolo dhe Torino. 25-vjeçari shkëlqeu në sezonin e kaluar me fanellën e Rizesporit në kampionatin turk teksa realizo 17 gola dhe 8 asiste, duke e mbyllur si golashënuesi i dytë më i mirë.

Në këtë formë, vëmendja për Muriqin nuk mund të mungonte, tashmë edhe nga Italia. Ka qenë drejtori sportiv i torinezve, Alberto Kavanjis, i cili ka folur dhe ka prezantuar Muriqin për ‘TorinoGranata.it’, ndërsa nuk i ka kursyer elozhet ndaj sulmuesit. “ Muriqi është një qendërsulmues, një mëngjarash nga Kosova, por që posedon edhe pasaportën shqiptare.

Në fakt, ka qenë pjesë edhe e të rinjve të Shqipërisë. Edhe pse është i gjatë 1.90, ka shumë lëvizshmëri, forcë fizike dhe është i fortë në lojën ajrore. Ka një goditje cilësore. Muriqi di të krijojë hapësirë për shokët dhe është i rëndësishëm në momentet finale. Nuk ka një mesatare shënimi shumë të lartë, por pa diskutim ka kualitet të lartë”, tha drejtori i Torinos.

Related posts

STATISTIKAT E SUPERIORES/ Mungojnë pikët por jo golat, skuadrat janë kthyer në “makineri”

F.autor

I VETMI PA MINUTA NË MIQËSORE/ Klubi spanjoll sinjal Armando Sadikut

Delo.autor

BASTET për transferimin e MODRIC tek INTERI, e PABESUESHME çfarë bën kompania

Isa.Autor

Leave a Comment