Futboll Sport

ZBULON PRAPASKENËN E MERKATOS/ PSG akuzon “Katalanasit” për transferimin e mesfushorit Rabiot

Drejtori sportiv i PSG-së, Antero Henrique, ka akuzuar Barcelona-n se ka treguar mungesë respekti në tentativat e bëra për të siguruar mesfushorin Adrien Rabiot, duke thënë se ata “nuk respektojnë rregullat” kur vjen puna te transferimet.

Kalimi i francezit te kalatanasit është pothuajse i sigurt tashmë, e vetmja gjë që mbetet për t’u sqaruar është koha kur do të realizohet. Barça mund ta marrë që në janar duke paguar një shumë më të ulët se vlera reale e lojtarit, ose të presë verën për të siguruar shërbimet e tij me kosto zero.

Gjithsesi, duket se ky do të jetë një tjetër operacion që do të rrisë pakënaqësitë mes këtyre dy klubeve, të filluara pas transferimit të bujshëm të Neymar në Paris. “Është një surprizë për ne që klubet nuk ndjekin rregullat”, ka thënë Henrique, klubi i të cilit është akuzuar për shkelje të Fair Play-t Financiar.

Mamaja dhe menaxherja e Rabiot ka deklaruar këtë javë se lojtari ishte i vendosur të largohej dhe se bëhej fjalë për një çështje lirie më shumë se parash. Por Henrique ka sqaruar se: “Ajo ka thënë se ne kemi marrë një ofertë gjatë verës dhe kjo është e vërtetë. Ne morëm një ofertë në orën 20:00 të 29 gushtit, pak para se të mbyllej merkato”.

“Kjo tregon se Barcelona kishte arritur një marrëveshje me lojtarin para se të fliste me ne. Propozimi i tyre ishte qesharak dhe ne u befasuam nga oferta e ulët. Ishte një propozim fyes për një lojtar të nivelit të Rabiot. Unë këmbëngul, nuk është e mundur të arrish një marrëveshje brenda 24 orësh për një lojtar si ai. Ishte e qartë se ata kishin rënë dakord më parë me Rabiot”.

Related posts

MESFUSHORI DREJT LARGIMIT NGA DANIMARKA/ Ramadani një hap larg kalimit në elitën e futbollit belg

Delo.autor

Fillon sezoni i zikaltërve, ky do të jetë Interi i super heronjve

Isa.Autor

“BETEJA” NAPOLI-PSG /Ja statistikat dhe kuriozitetet e “finales” së grupit C

Isa.Autor

Leave a Comment