Futboll Seria A Sport

SFIDA QË U PËRGJAK/ Deklarata bombë e Prokurorisë Publike: Ja çfarë duhej bërë në ndeshjen Inter – Napoli

“Për mua, ndeshja Inter-Napoli duhej pezulluar për koret raciste ndaj Koulibaly. Dhe në fakt, zyrtarët e Prokurorisë Publike sinjalizuan zyrtarët e ndeshjes, edhe gjyqtarin e katërt, se Napoli po kërkonte ndalimin e lojës”Giuseppe Pecoraro, nëpërmjet telefonit, kështu e ka shpjeguar për agjensinë e lajmeve në Itali, “ANSA” pozitën e Prokurorisë Publike, referuar asaj që ndodhi në “San Siro”.

“Vendimi, – shton ai, nuk na takon neve, por forcave të rendit public, në marrëveshje me arbitrin. Sa i përket qasjes sonë, jemi duke u informuar për komunikimin e incidentit te gjyqtari sportiv”.

Duket qartë se Interi rrezikon shumë nga ky rast i turpshëm, sepse e ka precedent të përsëritur. Në nëntor, klubi zikaltër ishte gjobitur për shkak të koreve diskriminuese po kundër Napolit. Nga ana tjetër ka dhënë mendimin e tij edhe Marcello Nicchi, presidenti i Shoqatës së Arbitrave Italianë të Futbollit (NAI).

Ai e ka komentuar kështu episodin e racizmit gjatë ndeshjes Inter-Napoli dhe kërkesën për ndërprerjen e ndeshjes nga Carlo Ancelotti: “Kore raciste? Nuk kemi asgjë për të thënë, ka shumë njerëz që spekulojnë. Gjithçka duhet bërë, ne e bëjmë”.

Related posts

ZYRTARE/ Dortmund gëzon tifozët, një mesfushor gjerman për verdhezinjtë

F.autor

PAS HUMBJES NDAJ AEL PËR CONFERENCE LEAGUE/ Mesfushori Kruja: Do t’ia lemë ndeshjes së kthimit në Shkodër

Delo.autor

De Laurentiis “ngrin” tifozët: Cavani tek Napoli është një mashtrim, Di Maria dhe Benzema…

Isa.Autor

Leave a Comment