Futboll Kategoria Superiore Sport

PAS DISFATËS NDAJ KUKËSIT/ Flet trajneri Daja: Besoj se do të vazhdoj të…

Trajneri i Skënderbeut Ilir Daja konfirmoi se do të drejtojë ekipin korçar deri në fund të sezonit duke hedhur poshtë zërat se do të largohet drejt kryeqytetit.

Pas një barazimi me vlera përballë Kukësit në shtëpi, Daja vlerësoi maksimalisht shpirtin e sakrificës së lojtarëve të tij.

Në lidhje me zërat e merkatos që e shohin larg Korçës, tekniku i bardhekuqve përsëriti për “Supersport” se e ka në karakter të mos braktisë asnjë ekip në moment të vështirë.

Skënderbeu merr 1 pikë të merituar përballë Kukësit – Shpirti i sakrificës është elementi kryesor. Kishim përballë ekipin që me meritë kryeson kampionatin. U kërkova lojtarë të sakrifikonin për lojën dhe rezultatin. Në pjesën e parë, po të ishim treguar më altruistë, mund të kalonim në 2-0. Po të shikosh paraqitjet me ekipet kryesuese kemi dhënë më të mirën, por nuk e kemi patur me ekipet e gjysmës së dytë të tabelës. Duhet të luajmë njësoj si me vendin e parë dhe të fundit.

Ndeshja e fundit me Skënderbeun? – Është ndeshja ime e fundit për këtë vit. Në këtë lloj situate do të jem trajner I SKëndrbeut. Ky është karakteri im. E tregova dhe vjet në Vlorë. Besoj se do të vazhdoj të drejtoj Skënderbeub,

Rastet e humbura – Ky stadium më jep kënaqësi, kam dalë për herë të parë kampion. Bregu po të ishte treguar më altruist, do të kalonim në 2-0. Më pëlqeu shpirti i sakrificës së ekipit. Kemi luajtur më shumë me dëmtime, kemi karakter përderisa ia dalim pas 3 humbjeve.

Goli i anulluar i Skënderbeut në fund të pjesës së parë – Për rastin e golit të anulluar, nëse do ta diskutoni. Pashë dhe sekondat. Është një dyluftim është goditur Daja me bërryl, mund të jepej karton i dytë i verdhë. Ata nuk e respektuan fair-playn. Fillon te dyluftimi i Rrocës me Dajën në mesfushë”, përfundoi Ilir Daja.

Related posts

VIDEO/ E pabesueshme, Wigan i shënon Cityt për 1 me 0

Q.Autor

NË PRAG TË NDESHJES ME KOMBËTAREN/ Surpriza e tifozëve të Moldavisë, presin ekipin e tyre në Rinas (VIDEO)

Delo.autor

PAMJET QË PO BËJNË XHIRON E BOTËS/ Arbitri turk vodhi Milanin pastër. Shikoni episodet nga fillimi (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment