Futboll Premier League Sport

“SHAQIRI SHKARKON MOURINHON”/ Njeriu që i dha goditjen e fundit Jose Mourinhos

Manchester Unitedi e ka shkarkuar Jose Mourinhon nga posti i trajnerit të martën në mesditë, dy ditë pasi anësori shqiptar i Zvicrës, Xherdan Shaqiri, i dha goditjen e fundit portugezit me dygolëshin e tij në fitoren 3-1 të Liverpoolit ndaj Unitedit në “Anfield”.

Jose Mourinho largohet nga Unitedi pas dy viteve e gjysmë në krye të klubit, me të cilin i fitoi tre tituj, Evropa Ligën, Carabao Cup dhe Community Shield.

Por, presioni ndaj portugezit 55-vjeçar është rritur vazhdimisht këtë sezon, i cili do të ishte i treti i tij në “Old Trafford”. Shumë persona në United kanë qenë të pakënaqur jo vetëm me rezultatet e dobët, por edhe me lojën pa sulme dhe shumë mbrojtëse.

Edhe pse e dërgoi skuadrën në mesin e 16 më të mirave në Ligën e Kampionëve, forma e Unitedit në Premierligë dhe marrëdhëniet e Mourinhos me blerjen më të shtrenjtë në histori të klubit, Paul Pogban, e kanë shtuar presionin tej mase mbi portugezin.

Mou e la Pogban në stol në disa ndeshjet e fundit, përfshirë në derbi ndaj Liverpoolit, për të cilin mbase s’e dinte se do të ishte e fundit për të në drejtimin e skuadrës.

Big Shaq erdhi nga stoli në minutën e 69-të, në një kohë kur rezultati ishte i barabartë 1-1, dhe ndikimi i tij ishte i menjëhershëm.

Shqiptari nga Kosova shënoi dy gola të shpejtë duke e fundosur Manchester Unitedin 3-1 dhe njëkohësisht i dha goditjen e fundit Jose Mourinhos: shkarkimin!

Related posts

NJË FINALE “EKSTRA” ME MANCHESTER CITYN PËR TITULLIN/ Ja si Klopp befason me përgjigjen…

Delo.autor

IBRAHIMOVIC NA SURPRIZON SËRISH/ Shikoni çfarë super goli ka shënuar në stërvitje (VIDEO)

Delo.autor

E DETYROJNË TË VENDOSË MASKËN/ Momenti kur Cristiano Ronaldos “i tërhiqet veshi” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment