Futboll Premier League Sport

SHAQIRI VULOS FATIN E TAKIMIT/ Liverpool fitore me përmbysje në Turf Moor

Liverpool ka arritur një fitore të madhe kundër Burnley si mysafirë, në një ndeshje ku Reds ju desh ta përmbysin rezultatin për të arritur fitore.

Liverpool me plot vështirësi, por ka arritur një fitore të madhe sonte si mysafirë i Burnley.

Pjesa e parë përfundoi me rezultat të barabartë 0-0.

Liverpool ishte pa dyshim një skuadër më e mirë, edhe pse Burnley rrezikoi disa herë portën e Alisson.

Megjithatë posedimin e pati Liverpool më shumë se 70 për qind por shumë pak arriti që të krijojë raste para portës së Burnleyt.

Në pjesën e dytë vendasit befazuan dhe kaluan në epërsi në minutën e 54’të te ndeshjes me anë të Cork.

Pas golit Liverpool filloi ta ndjek rezultatin dhe e barazoi atë në minutën e 62’të. Ishte veterani James Milner që shënoi një gol të bukur.

Pas barazimit reagoi Klopp dhe futi në lojë Firminon, i cili edhe barazoi rezultatin në minutën e 69’të, pothuajse në prekjen e parë të topit.

Pas përmbysjes Liverpool vazhdoi të sulmoi dhe ishte afër golit të tretë në minutën e 81’të.

Për të vulosur fatin e këtij takimi ishte Shaqiri, i cili shënoi në minutën e parë shtesë të takimit për ti dhënë fund këtij takimi.

Me këtë fitore Liverpool ngjitet në 39 pikë dhe nuk ka asnjë humbje në Premier Ligë këtë sezon.

Related posts

“TMERROI” BARCELONËN/ Ikona e Flamurtarit zë vendin e veçantë në “Air Albania” (FOTO)

Delo.autor

Usain Bolt transformohet në futbollist dhe tregon aftësitë e tij kundër legjendave (VIDEO)

Sadik.Autor

Braktisën ndeshjen, tifozët e Partizanit jashtë stadiumit: Duam titullin, jo të luani për të tjerët! (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment