Futboll Seria A Sport

LËSHOHET “BOMBA” NGA GJERMANIA/ Rangnick merr vendimin e papritur për Milanin

Ralf Rangnick, i lindur më 1958, ish-trajner i Hoffenheim, Schalke 04 dhe RB Lepzig, menaxher aktual i zonës sportive të grupit “Red Bull”, është kontaktuar nga Milani në funksion të sezonit tjetër, 2020-2021, për të të marrë rolin e dyfishtë kuqezi; të trajnerit dhe drejtorit sportiv. Një marrëveshje që, nga shumë burime mediatike, dukej se ishte në rrugën e duhur. Megjithatë, sot, kolegët e “Sky Sport Deutschland” kanë sqaruar se Rangnick me siguri nuk do të bëhet trajner i kuqezinjve.

“Javët e fundit, zërat flasin për një marrëveshje të gjerë midis Rangnick dhe “Elliott Management Corporation”. Sidoqoftë, me sa duket, Rangnick është i prirur të mos e pranojë propozimin e “Djallit”. Në këtë pikë, Stefano Pioli, trajneri aktual i Milanit, do të mbetet në lojë për ta udhëhequr skuadrën e njohur italiane edhe sezonin e ardhshëm.

Related posts

COPPA ITALIA/ Milan kalon me vuajtje ndaj Torinos, penalltitë nderojnë “Kuqezinjtë”

Delo.autor

LIVE/ Uruguaj- Portugali. Suarez dhe Ronaldo në përballjen vendimtare

Sadik.Autor

Suker zbulon prapaskenën: E zgjodhëm në 7 orë, tani jemi në finale

Isa.Autor

Leave a Comment