Boks MMA

SFIDË E FORTË NË KAFAZ/ Nunes: S’kam asgjë për të humbur, fitoj gjithnjë kur nuk jam favorite

Amanda Nunes, kampione e botës në peshën “bantamweight”, është bërë një nga sportistet më të suksesshme në artet marciale mikse. Në eventin UFC-232, që do të zhvillohet më 29 dhjetor në Las Vegas, ajo do të kërkojë të rrëmbejë edhe titullin e peshës “featherweight”, titull që mbahet nga Cris Cyborg Justino. Të dyja sportistet janë braziliane, por e urrejnë njëra-tjetrën, ndaj pritet një përballje e fortë në kafaz.

Nunes pranon faktin se për të ka për të qenë një sfidë e vështirë dhe që nuk është favorite. “Kështu ka ndodhur gjithnjë me mua, asnjëherë nuk kam qenë favorite në të tilla duele, por gjithnjë ia kam dalë mbanë. Ky fakt më mbush me energji dhe arrij të jap më të mirën në kafaz. Madje më pëlqen të dueloj kur jam në të tilla pozita”, u shpreh Amanda Nunes, 16 fitore e 4 humbje në UFC.

Më tej, sportistja braziliane tha: “Më pëlqen të jem fituese atëherë kur të tjerët nuk e presin. Kjo është një fitore edhe më e bukur. Në këtë duel nuk kam asgjë për të humbug, vetëm kam shansin të shpallem kampione e botës në një peshë tjetër. Dhe jam në formë, do t’ia dal mbanë të mposht Cyborg”, tha Nunes.

Related posts

“LUFTËTARI” shqiptar në kickboks Adriatik Cami, SOT ndeshet për dy tituj botërorë

Isa.Autor

PARALAJMËRON KAMPIONIN KHABIB/ Justin Gaethje: Grushtet e mia shkaktojnë dëme dhe gjak

Delo.autor

“PO VIJMË PËR TY SHKËR**ATË”/ Tyson Fury stërvitet me yllin e UFC-së në prag të sfidës me Joshua

Delo.autor

Leave a Comment