Futboll

SHKRUAN HISTORINË NË UFC/ Amanda Nunes mund brutalisht Cyborgun brenda 50 sekondave (VIDEO)

Amanda Nunes shkruan historinë e UFC-së, duke u bërë sportistja e parë që mban dy tituj kampionë bote njëkohësisht.

Sportistja braziliane, kampione e peshës “bandamweight” (pesha 52-55kg)  mundi me “KO” në raundin e parë patrioten e saj Cris Cyborg, duke i rrëmbyer titullin kampion bote të peshës “featherweight” (pesha 61-66kg).

Kjo sfidë u zhvillua mëngjesin e sotëm në Los Anxhelos dhe ishte e vlefshme për eventin UFC-232, i fundit i këtij viti. Përballja zgjati vetëm 51 sekonda, me Nunes që hodhi në tapet rivalen e saj Cyborg, në një duel që zgjati shumë pak, por që ishte spektakolar. Grushtet nga ana e të dyja sportisteve nuk munguan, madje ishte Cyborg që dha e para sinjalin.

Por “luanesha” Nunes reagon menjëherë, madje grushtet e saj janë më të forta, që detyrojnë Cyborg të bjerë në tapet 2 herë, duke mos arritur të ruajë më ekuilibrat. Dhe pas disa grushteve që mori në fytyrë, e cila u gjakos, gjyqtari ndali sfidën, duke i dhënë zyrtarisht fitoren Nunes. Për Cyborg kjo është humbja e parë me “KO” në karrierën e saj, e dyta në total, ndërkohë që numëron edhe 20 fitore.

Për Nunes kjo është fitorja e 17-të në karrierën e saj, e teta radhazi, ndërkohë që numëron edhe 4 humbje. Ajo ka arritur të mposhtë dy vite më parë edhe një ikonë tjetër të arteve marciale mikse si Ronda Rousey, që e mundi brenda 48 sekondave. Një legjendë.

Related posts

Dëmtimi i Koscielny/ Ja sa gjatë do të mungojë mbrojtësi francez

Sadik.Autor

Ronaldo: Mund të qëndroj në nivele të larta edhe për disa vite të tjera

Q.Autor

PAS HUMBJES NDAJ ANGLISË/ Mbrojtësi Hysaj: Emocionet ishin aty. Lojtarët duhet të kërkonin më shumë topin, por…

Delo.autor

Leave a Comment