Futboll Sport

SHORTI I ELIMINATORËVE TË 2020/ Kosova në grup me fqinjët, ja me kë përballet

Hidhet në Dublin të Irlandës, me fillim nga ora 12:00 shorti për grupet eliminatore të Europianit 2020, ku 55 skuadra do të ndahen në 10 grupe. 5 nga këto grupe do të jenë me nga 6 ekipe, ndërsa 5 të tjera me 5 ekipe.

Dy të parat e 10 grupeve do të kualifikohen automatikisht në Europian (20 skuadra), ndërsa 4 vendet e tjera do të përcaktohen nga “Play-Off”-i i Ligës së Kombeve. Katër skuadrat fituese të Ligës A do të vendosen si koka grupi në eliminatoret përkatësisht nga A në D, ndërsa ekipet e tjera të vazos së parë do të vendosen nga E në J.

E njëjta rrugë do të ndiqet edhe me vazot e tjera. Kjo do të thotë se 55 kombëtaret pjesëmarrëse në eliminatoret e Europianit 2020 duhet ta fitojnë vendin e tyre në fushë, sepse nuk do të ketë asnjë ekip të kualifikuar automatikisht si pritës i Europianit.

 

Kuqezinjtë e drejtuar nga Kristian Panuçi janë në vazon e katërt të këtij shorti dhe është praktikisht e pamundur që grupi ku do të bëjnë pjesë do të jetë i lehtë. Në letër do të ketë 3 skuadra më të forta dhe një ose dy më të lehta (varet nga grupi me 5 apo me 6 ekipe). Kosova gjithashtu do të mësojë rivalët e saj, e cila është pjesë e vazos së pestë.

“Dardanët” nuk mund të luajnë eliminatoret kundër Serbisë dhe Bosnjë Hercegovinës, ndërsa sfida tjetër e ndaluar nga UEFA është Gjibraltar-Spanjë. Shqipëria mund të luajë ndaj të gjitha skuadrave pjesëmarrëse me përjashtim të atyre në vazon e 4-t. Që do të thotë nuk përjashtohet mundësia e prezencës së Serbisë në grup, pavarësisht atyre që ndodhën në eliminatoret e kaluara. Por, kuqezinjtë mund të luajnë edhe ndaj Kosovës.

Related posts

FORMULA 1/ Hamilton siguron pole position në Austri

Delo.autor

SHKËMBIM KOKË MË KOKË ME JUVENTUSIN/ Ja ylli që kërkon “Djajtë e Kuq” për të lënë të lirë Pogban

Delo.autor

Aksion antidrogë, arrestohet shefi i ultrasve të Milanit dhe steward i Interit

Sadik.Autor

Leave a Comment