Futboll Premier League Sport

SHPREH PAKËNAQËSITË NDAJ KLOPP/ Mbrojtësi Moreno: Nuk më pëlqen mënyra se si më ka trajtuar

Mbrojtësi i Liverpool Alberto Moreno ka shprehur pakënaqësinë e tij ndaj trajnerit Jurgen Klopp.

Teksa Andrew Robertson është kthyer në një lojtar të pazëvendësueshëm në formacionin e Liverpool, Moreno nuk ka qenë gjë tjetër veçse një ngrohës stoli thuajse gjithë fazën e parë të sezonit. Ai ka bërë vetëm dy paraqitje në Premier League.

26-vjeçarit i skadon kontrata në verë dhe mesa duket ai do të largohet nëse situata nuk ndryshon.

“Nuk ndihme mirë, kjo është e vërteta,” shprehet Moreno për Cadena Ser.

“Jam lënduar rëndë duke dhënë gjithçka për këtë skuadër dhe mendoj se kur të rikthehem, do të kem mundësinë të tregoj aftësitë e mia. Situata është normale për shumë lojtarë por thjesht nuk më pëlqen mënyra se si më ka trajtuar Klopp.”

Përpara se t’i bashkohej Liverpool-it në vitin 2014, Moreno kishte kaluar të gjithë karrierën e tij në Spanjë te Sevilla.

Related posts

“Bomba” e ditës: Juventusi po mendon rikthimin e Pogbas

Sadik.Autor

PUBLIKOI MESAZHET KU KËRKOHEJ VDEKJA E BABAIT TË TIJ/ Djali i trajenrit Pirlo: Nuk dua të bëj viktimën ,por …

Delo.autor

NUK I KA HUMBUR REFLEKSET/ Del Piero bëri një roveshiatë fantastik por pretendon se është… (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment