Boks Sport

Shtyhet vendimi për Khabib/ Komisioni i jep kohë deri në janar kampionit të botës

Komisioni i Sportit në Nevada ka shtyrë për më 29 janar vendimin për Khabib Nurmagomedov. Ky i fundit duhej të paraqitej sot (10 dhjetor) para komisionit për t’u shfajësuar për incidentin që ndodhi pas eventit UFC-229 (6 tetor, në Las Vegas). Por është rënë dakord që kampioni rus i peshës së lehtë në artet marciale mikse të dalë para komisionit më 29 janar, për t’u shfajësuar dhe për të dhënë argumentet e tij.

Po më 29 janar do të paraqitet edhe Conor McGregor, për të cilin Komisioni ishte shprehur dy javë më parë se do ta shtynte për 2019-ën seancën dëgjimore. Por tashmë Komisioni i Sportit në Nevada vendosi që të dy sportistët të flasin njëkohësisht në të njëjtën ditë, më 29 janar, kur dhe do të merret vendimi përfundimtar për të ardhmen e tyre.

Lajmi është konfirmuar nga “MMA Fighting”, që i referohet Bob Bennett, kryetarit të Komisionit të Sportit në Nevada. Ky i fundit ka thënë se ka qenë stafi i Nurmagomedov ai që ka kërkuar shtyrjen e seancës dëgjimore dhe marrjen e një vendimi. Duket se të gjithë synojnë gjetjen e një marrëveshje pas atij incidenti që u krijua pas duelit mes dy sportistëve, fituar me “submission nga Nurmagomedov, që mbrojti edhe titullin kampion.

Pas duelit, dy sportistët dhe stafet e tyre u përfshinë në një sherr masiv brenda dhe jashtë kafazit. Aktualisht, si McGregor ashtu dhe Nurmagomedov janë të pezulluar pa afat nga Komisioni, ndërkohë që rusit i është mbajtur peng edhe 50% i shpërblimit.

Related posts

BOTËRORI 2022/ Pas 15 minutash lojë, Havertz ndëshkon Armeninë (VIDEO)

Delo.autor

ËSHTË ZYRTARE/ Barcelona mendon për të ardhmen, arrin akordin me talentin portugez…

Delo.autor

Statistikat me Ukrainën, kundërshtare e vështirë për kuqezinjtë

Sadik.Autor

Leave a Comment