Futboll Seria A Sport

SJELLJA E QORTUESHME/ Nainggolan ndëshkohet nga Marotta, mund të shitet në…

Nisur nga sjellja e qortueshme, Interi ka vendosur për ta ndëshkuar rëndë Radja Nainggolan në prag të një ndeshjeje të rëndësishme, si ajo kundër Napolit.

Dënimi mbërriti të dielën zyrtarisht, në drekë, kur klubi zikaltër njoftoi pezullimin e përkohshëm të Nainggolan për arsye disiplinore.

Në bazë të vendimit flitet për një vonesë në trajnim, por mbi të gjitha, del në pah vullneti i Marotta, që pak ditë pas “inaugurimit” të tij si drejtori i ri i Interit, dikton menjëherë linjën: asnjë tolerim! Për këdo!

Pikërisht ajo, që në vitet e fundit ka ndodhur gjithmonë te Juventusi, ku edhe një lojtar me peshë në formacionin e bardhezinjve, Bonucci, u dërgua në tribunë në 1/8 finale të Ligës së Kampionëve, pas një grindjeje në fushë me trajnerin Allegri. Dhe ai episod, në fund të sezonit çoi në ndërprerjen e kontratës mes palëve dhe transferimin e qendërmbrojtësit te Milani.

Kjo është arsyeja pse, sipas “La Gazzetta dello Sport”, edhe në rastin e Nainggolan, hipoteza e një lamtumire që në fillim të janarit nuk përjashtohet.

Nëse një ofertë ekonomikisht e favorshme vjen nga Kina, Interi do të ishte gati të ulet në tryezë dhe të vlerësonte mundësinë e operacionit. Nainggolan nuk është i paprekshëm, me pak fjalë.

Një sinjal i qartë se si tek Interi, me ardhjen e Marotta, situata ka ndryshuar me të vërtetë, por, gjithashtu, një paralajmërim për trajnerin Spalletti, i cili e kishte kërkuar fort Nainggolan verën e kaluar dhe tani rrezikon të paguajë sjelljen e “nxënësit” të tij. Metoda “Marotta”, në anën tjetër, nuk kursen askënd.

Related posts

DËMTIM I RËNDË/ Lojtari i Manchester United kryen operacion në gju, ja sa rrezikon

Delo.autor

Barcelona humbet gjyqin, duhet të paguajë 1.2 milionë euro për Alberto Botia

Sadik.Autor

NUK NDALEN ME PËRFORCIMET E MËDHA/ Juventus vë në shënjestër talentin e Shqipërisë… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment