Futboll Sport

NJË “BODYBUILDER” I VËRTETË/ Ja transformimi i ish-lojtarit të Barcelonës… (FOTO)

Karriera si futbollist e Jose Manuel Pinto Kolorados, portieri i dytë historik i Barcelonës për gjashtë sezone, përfundoi në verën e vitit 2014. Që nga ky moment, i linduri në vitin 1975 vendosi t’i “varë këpucët në gozhdë”, por jo të ndalojë së kujdesuri për fizikun e tij.

Prej disa vitesh ai vijon të stërvitet në palestër, derisa ia doli të formojë një trup plot muskuj, si një “bodybuilder” i vërtetë. Përmes një fotoje të botuar në rrjetet sociale, 43-vjeçari tregon trupin e tij për t’u patur zili.

“Duket se seancat e mia të trajnimit funksionojnë, ju çfarë mendoni? Ne vazhdojmë të punojmë”, – ka shkruar Pinto, ish-portieri i dytë i Barcelonës. Në karrierën e tij me fanellën e skuadrës katalanase, ish-lojtari i Celta Vigo luajti gjithsej 89 ndeshje, 8 prej të cilave edhe në Ligën e Kampionëve.

Related posts

PO SHKËLQEN NË TURQI/ Bomberi Cikalleshi dhuron asist dhe shënon gol në kampionat në 6 minuta (VIDEO)

Delo.autor

Barcelona shbllokon rezultatin me një gol spektakolar të Coutinjos (VIDEO)

Sadik.Autor

GODET PARTIZANI/ Prenoton një mbrojtës në Sllovaki për Mehmetin

F.autor

Leave a Comment