Futboll La Liga Sport

SOLARI “injoron” sërish ISCON: Nuk ka lojtarë të padiskutueshëm tek REALI

Në një konferencë për shtyp, ditën e sotme, trajneri i Real Madridit, i “bombarduar” me pyetje nga gazetarët, u detyrua të shpjegojë edhe një herë situatën e Isco: “Ajo që duhet të bëjë është që të japë më të mirën, të jetë në dispozicion. Kam 24 lojtarë në skuadër, plus djemtë e rinj nga akademia. Unë jam duke i shikuar të gjithë, teksa punojnë me entuziasëm.

Personalisht, nuk besoj se ka një lojtar te Real Madridi, që është i padiskutueshëm për formacionin. Këtë mendim kam tani, por e kam pasur edhe kur kam luajtur vetë në fushë. Detyra jonë si trajnerë është të mendojmë për më të mirën e skuadrës, të përzgjedhim ata që luajnë dhe janë gati nga stoli.

Të gjitha zgjedhjet në këtë botë janë të diskutueshme, edhe ato të trajnerëve, por ajo që duhet të bëni është të jepni më të mirën. Kjo vlen për cilindo futbollist: të jetë në dispozicion dhe të japë më të mirën kur luan. Pastaj, ka lëndime, ose probleme me formën sportive. Puna e trajnerit është të dallojë më të mirët dhe të përpiqet të mos bëjë gabime”.

Related posts

Festuan me shqiponjë ndaj Serbisë/ FIFA hap hetim për Xhakën dhe Shaqirin

Isa.Autor

DËSHTIMI I GJERMANISË NË “EURO 2020″/ Mesfushori Muller: Ai momenti kur gjithçka është në dorën tënde…

Delo.autor

Notat e lojtarëve PSG – Real Madrid

Q.Autor

Leave a Comment