Futboll Premier League Sport

START HISTORIK PËR TOTTENHAM/ Pas fitores ndaj “Dhelprave”, kalon Chelsean në renditje

Tottenham ka mposhtur 2-0 Leicester City-n në King Power Stadium duke u ngjitur në vend të tretë të renditjes. Skuadra e Pochettino-s ka bërë më së miri detyrën ndaj Dhelprave duke ruajtur shumë energji për ndeshjen vendimtare ndaj Barcelona-s në Champions League në mesjavë. Trajneri argjentinas bëri rotacion të theksuar për ndeshjen e javës së 16-të duke lënë jashtë formacionit yje si Kane apo Eriksen. Ky është starti më i mirë i historisë së Tottenham në Premier League, me 36 pikë të grumbulluara në 16 javët e para të kampionatit.

Gjithsesi, pas një pjese të parë të vështirë ishte Son ai që zhbllokoi rezultatin me një gol të bukur nga distanca vetëm një minutë përpara se skuadrat të riktheheshin në dhomat e zhveshjes. Pas pushimit ishte Dele Alli ai që dyfishoi rezultatin për miqtë duke vulosur fitoren e merituar. Tottenham i është afruar Manchester City-t ndërsa ka kaluar Chelsea-n dhe me kalendarin e lehtë që ka në javët në vazhdim pritet të afrohet më tepër me kreun.

Related posts

AGJENTI ZBARKON NË TORINO/ Ylli i PSG-së i afrohet Juventusit

F.autor

FITORJA ME PAOK/ Gjesti i madh i presidentit të Çelsit, shikoni surprizën që ka për tifozët (FOTO)

Isa.Autor

ZYRTARE/ Premier League shpall lojtarin e ri më të mirë, fituesi është një kampion

Delo.autor

Leave a Comment