Boks Të tjera

TRIUMFON PAS REVANSHIT/ Ferit Keta i rrëmben gjerdanin turkut Karakus

Ferit Keta triumfon me pikë ndaj turkut Fatih Mehmet Karakus, në përballjen për gjerdanin e artë në kikboks, pas revanshit të kërkuar nga kundërshtari i tij (në shtator Keta e mundi edhe në boks), duke ruajtur pathyeshmërinë me 19 fitore dhe asnjë humbje në boks dhe kikboks.

Një duel përgjithësisht i ekuilibruar ky edhe për faktin se Karakus ishte 8 kg më i rëndë se Ferit Keta, duke mos respektuar rregullat sportive, por në fund, falë karakterit dhe përgatitjes së tij, boksieri dibran mori vlerësim më të lartë nga juria.

Keta ishte më i lëvizshëm në ring dhe tentonte t’i jepte goditje fatale në trup dhe kokë, ndërsa Karakus kërkonte të mbante larg rivalin, me idenë për të shfrytëzuar goditjet e fortë me këmbë, ku ndihej edhe më i fortë.

Të pranishëm në mbrëmjen gala që u përmbyll me këtë duel, ishte i pranishëm edhe ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu.

Related posts

TRAGJEDI NË SPORT/ Qëllohet me armë në kokë atleti ekuadorian, fitues i medaljes së bronzit në botëror

Delo.autor

VOLEJBOLL/ Europiani U-17, Shqipëria e mbyll në vendin e fundit turneun e shtëpisë

Delo.autor

SFIDAT GJITHNJË TË NDJEKURA ME ATË/ Dana White: McGregor partneri im ideal në biznes nëse bën këtë gjë

Delo.autor

Leave a Comment