Futboll Sport

STATISTIKAT/ Ja kur ishte hera e fundit që një skuadër angleze fitoi Champions League…

Real Madrid ka mundësi që ta fitojë për herë të katër trofeun europian, por kush ishin skuadrat e fundit angleze që e fituan këtë garë.

Me shortin për 1/8-en e finales për Ligën e Kampionëve, tifozët e shumë skuadrave janë duke pritur duele interesante siç është përballja e Manchester United me Paris Saint-Germain dhe finalistin e vitit të kaluar Liverpool që do të luajë kundër Bayern Munich.

Real Madridi dhe Barcelona kanë fominuar në Europë viteve të fundit, por kush ishte skuadra e fundit e Premier Ligës që e fitoi Ligën e Kampionëve. Goal ka bërë një shkrim për këtë….

Kush e fitoi Ligën e Kampionëve për herë të fundit?

Real Madridi e fitoi Ligën e Kampionëve në maj këtë vit pasi mposhti Liverpoolin 3-1 në finale.

Si rrjedhojë, Zinedine Zidane e fitoi titullin e tretë me radhë europian-skuadra e parë historike që e arrin këtë-pasi që e kishte fituar garën edhe më 2016 dhe 2017.

Në fakt, gjigantët spanjoll e kanë dominuar këtë garë në dekadën e fundit, pasi që kanë qenë katër herë fitues brenda pesë viteve.

Cilat skuadra ka fituar më së shumti tituj të Ligës së Kampionëve?

Real Madridi ka fituar më së shumti Ligën e Kampionëve dhe formatin e mëparshëm, Kupën e Europës, 13 herë.

Para se të fitojë më 2013-14 para rivalëve të tyre të qytetit, Atletico Madrid, ata ishin fitues të Ligës së Kampionëve edhe tri herë, më 1998, 2000 dhe 2002.

Pas Los Blancos gjendet skuadra e AC Milan që ka fituar shtatë herë Ligën e Kampionëve, me herën e fundit në vitin 2007 ku e mposhti Liverpoolin në finale.

Fitorja ishte një hakmarrje e kësaj skuadre kundër humbjes në finale të 2005, ku italianët e humbën epërsinë prej 3-0 kundër Liverpoolit-të cilët luftuan, barazuan rezultatin dhe në fund fituan me penallti.

Treshja Bayern Munich, Barcelona dhe Liverpool kanë fituar këtë trofe 5 herë secila, me skuadrën gjermane që e fitoj trefuen më 2013 kur ata u përballën me rivalët e tyre të Bundesligës, Borussia Dortmund.

Barcelona për herë të fundit e ka fituar trofeun më 2015, kur ata mposhtën Juventusin në finale duke ja mohuar kështu ikonës Gianluigi Buffon që ta fitojë njëherë këtë trofe me klubin e tij të dashur.

Cila skuadër angleze e fitoi për herë të fundit Ligën e Kampionëve?

Vetëm pesë skuadra nga Anglia e kanë fituar trofeun e Europës-edhe pse dy skuadra e kanë fituar këtë titull në kohën kur gara është njohur si Kupa e Euripës jo Liga e Kampionëve gjatë sezonit 1992-93.

Chelsea është skuadra e fundit e Premier Ligës që fitoi Ligën e Kampionëve kur ata në finale mposhtën Bayern Munichun më 2012.

Suksesi i 2012 ishte trofeu i parë për Ligën e Kampionëve. Blutë ishin në krye të grupit të tyre kundër Bayer Leverkusen, Valencia dhe Genk për të arritur në 1/8-en e finalës, ku mposhtën Napolin, pastaj mposhtën Benfican 3-1 në shtetas për të kaluar në gjysmëfinale.

Skuadra nga Londra Perëndimore ishin jo favorit për të kaluar në këtë garë pasi që ata u përballen me Barcelonën në gjysmëfinale, por fituan 1-0 në shtëpi derisa barazuan 2-2 në Camp Nou për të kaluar tutje në finale.

Në finale, Thomas Muller shënoi në minutën e 83-të dhe duket që Munich po fitonte por këtë nuk e lejoi Didier Drogba që barazoi pesë minuta më vonë-në penallti Blutë fituan në Allianz Arena.

Manchester United e ka fituar tri herë këtë garë, për herë të fundit më 2008 kur ata mposhtën skuadrën rivale të Premier Ligë në Chelsea në finalen e Moskës.

Djajtë e kuq arritën në finale dy herë në sezonet  e fundit- përfshirë vitin 2009 dhe pastaj më 2011-por ishin mundur dy herë nga Barcelona. Para 2008 ata e kishin fituar këtë trofe më 1968 dhe 1999.

Aston Villa dhe Nottingham Forest kanë fituar Kupën e Europës para se ajo të brendohet si Ligë e Kampionëve.

Liverpool për herë të fundit e fituan këtë trofe më 2005 gjatë asaj fitore të famshme “Mrekullia e Stambollit”.

Cila skuadër angleze ka fituar më së shumti Liga të Kampionëve?

Si pesë herë fitues në Ligën e Kampionëve, Liverpool janë skuadra më e suksesshme angleze në këtë garë.

Para trofeut të tyre të pestë më 2005, klubi i Anfiel më parë e ka humbur trofeun më 1977, 1978, 1981 dhe 1984.

Manchester United kanë tre trofe por Liverpool mbetet skuadra më e trofeshme në Europë pas fitores në Turqi më 2005.

Ashtu sikurse Chelsea më 2012 që nuk ishin favorit, Liverpool filloi sezonin e Ligës së Kampionëve më 2004-05 si jo favorit – përfunduan të dytët në grup me Monacon, Olympiakosin dhe Deportivo La Corunan.

Fitorja e Ligës së Kampionëve në këtë sezon kujtohet për shumë gjëra, kryesisht për sezonin e parë të Rafael Benitez që arrinte në finale derisa lojtarë si individë ishin kyç-Gerrard e plotësojë rolin e tij si kapiten duke shënuar gol kundër Olympiakosit në fazën e grupit që mbajti Liverpoolin në garë, derisa bën një paraqitje të madhe kundër Chelseat të Jose Mourinhos në finale.

Në finale kundër Milan më 2005, Liverpool e gjeti vetën në disavantazh 3-0 pas 45 minutave, por, në pjesën e dytë, ata arritën që të shënojnë pas gjashtë minutave me Gerrardin, pastaj Vladimir Smicerin dhe në fund barazon nga penalltia Xabi Alonso-derisa në penallti ata e fituan ndeshjen.

Që nga ajo kohë, kjo finale ekipe kujtohet si “Mrekullia e Stambollit” dhe mbetet njëra prej finaleve të Ligës së Kampionëve në historinë e futbollit.

Related posts

KRIZA EKONOMIKE/ Barcelona nuk ka luksin të zgjedhë për trajnerin më të lirë. Ja kandidati më i kuotuar…

Delo.autor

Reagon Leipzig, Lojtari i Liverpoolit i shënon Bayernit

Q.Autor

Zbllokohet sfida/ Ka rezultat befasues në takimin Bologna-Roma (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment