• Home
  • Futboll
  • STATISTIKAT/ Juventus-Inter: E premtja është dita e bardhezinjve, ZIKALTRIT NË HALL
Futboll Seria A Sport

STATISTIKAT/ Juventus-Inter: E premtja është dita e bardhezinjve, ZIKALTRIT NË HALL

Juventus ka marrë një tjetër fitore të rëndësishme fundjavën e kaluar në fushën e Fiorentina-s. Bardhezinjtë janë e vetmja skuadër e pamposhtur në këtë sezon të Serisë A, por kjo ecuri mund të marrë fund mbrëmjen e së premtes, kur skuadra e Allegri-t do të presë në shtëpi rivalët e përjetshëm të Inter-it. Miqtë janë 11 pikë larg “Zonjës” në renditje dhe do të kërkojnë ta ngushtojnë këtë diferencë me një fitore në “Allianz Stadium”.

Statistika

– Juventus ka fituar 81 ndeshje kundër Inter-it në kampionat, më shumë se ndaj çdo kundërshtari tjetër.

– Me një fitore në këtë ndeshje, Juventus do të barazonte fillimin më të mirë të një skuadre në pesë kampionatet kryesore të Europës pas 15 ndeshjeve të para (PSG, 43 pikë në 15 takime).

– Juventus ka humbur vetëm një nga 18 ndeshjet e kampionatit që ka luajtur të premteve (10 fitore, 7 barazime).

– Inter ka pësuar gjashtë gola në dy transfertat e fundit, po aq sa kishte pësuar në 12 takimet e mëparshme të luajtura larg shtëpisë.

– Juventus (59.3%) dhe Inter (59.2%) kanë patur mesataren më të lartë të zotërimit të topit në këtë sezon të Serisë A.

– Cristiano Ronaldo ka arritur që tani në kuotën e 10 golave në kampionat. Sezonin e kaluar, ai e ka shënuar golin e 10-të në javën e 23-të të La Liga-s.

– Që nga ndeshja e parë e luajtur në kampionat kundër Juventus në janarin e 2013-ës, Mauro Icardi, ka shënuar tetë gola kundër bardhezinjve. Vetëm gjashtë skuadra të Serisë A kanë arritur të shënojnë më shumë kundër “Zonjës së Vjetër” në të njëjtin hark kohor (Sampdoria 13, Napoli, Fiorentina 11, Inter 9, Roma 9 dhe Verona 9).

Related posts

TËRBOHET PEREZ/ Trajneri 45-vjeçar NUK PRANON të marrë drejtimin e REALIT

Isa.Autor

TË GJITHË DUAN CR7/ Por CHIELINI NUDO në dhomat e zhveshjeve “çmend” gjithë Italinë (FOTO)

Isa.Autor

TOTTENHAM NË PANIK/ PSG ofron 115 milionë euro për Eriksen

Sadik.Autor

Leave a Comment