Futboll Premier League Sport

DASHURIA E VJETËR/ Mourinho dorëlëshuar me INTERIN: I përgatit dhuratën speciale për…

Mbrojtësi i Manchester United, Matteo Darmian mund të largohet nga klubi që në merkaton e janarit, duke konsideruar faktin që nuk po gjen hapësira aktivizimi. Pikërisht në këtë kuadër, sipas raportimeve nga tabloidi britanik “The Sun”, Inter është shumë pranë ish-futbollistit të Torinos, 29-vjeçarit Darmian. Në verën e vitit 2018 zikaltërit tentuan që të marrin në huazim futbollistin, por përpjekja u refuzua dhe vëmendja e interistëve u përqendrua te transaksioni “Vrsaljko”.

Por tani, drejtuesit zikaltër rikthehen sërisht tek objektivi veror, duke përfituar edhe nga fakti që kësaj here Darmian është bindur edhe nga vetë trajneri portugez i Manchester United, që të largohet nga klubi. Shifra që do të duhet të shpenzojë Inter për blerjen e Darbian është përllogaritur të jetë 9 milionë euro. Këtë sezon Darmian është aktivizuar në vetëm 3 ndeshje me United.

Related posts

E BUJSHME NGA ITALIA/ Ronaldo lojtari më i mirë i sezonit në Serie A

Delo.autor

SUPERIORE/ Tirana fiton me përmbysje, “POKER” golash për 3 pikë jetike

Delo.autor

“TIRANA KA MË SHUMË ARSYE PËR TË FITUAR DERBIN”/ Mbrojtësi Doka: Kam marrë oferta, klubi po negocion me…

Delo.autor

Leave a Comment