Futboll Seria A Sport

PAS SPINAZZOLA DHE DIAWARA/ Roma arrin akordin me mbrojtësin e Atalantës…

Pas Spinazzola dhe Diawara, drejtori sportiv i Romës, Petrachi, është gati të sjellë një tjetër futbollist në kryeqytetin italian.

Bëhet fjalë për mbrojtësin e Atalantës, Gianluca Mancini, i cili është vetëm një hap larg veshjes së fanellës verdhekuqe.

Sipas mediave në Itali, marrëveshja mes Romës dhe Atalantës është arritur për shifrën e 21 milionë eurove kesh, plus tre të tjera në formë bonusesh mbi paraqitjet e mbrojtësit 23-vjeçar, i cili në fushë pritet të marrë vendin e lënë bosh nga greku Kostas Manolas.

Nga ana tjetër, vetë Mancini pritet të nënshkruajë një kontratë 5-vjeçare, me një pagë prej rreth 2 milionë eurosh neto në sezon, ndërsa me ardhjen e tij, do të rritet numri i italianëve në skuadrën e Romës.

Related posts

“NË MËNGJES I THANË SE KISHTE KANCER, NË MBRËMJE…”/ Historia e veçantë e arbitrit të ndeshjes Kosovë-Spanjë

Delo.autor

IDE FANTASTIKE/ Gjysma e skuadrës e dëmtuar, Gattuso “shpik” një MILAN TË RI

Isa.Autor

ËSHTË ZYRTARE/ Atalanta bën pazar te Juventus, “zikaltërit” njoftojnë afrimin e radhës

Delo.autor

Leave a Comment