Futboll Seria A Sport

DONNARUMMA LARG MILAN? “Blutë e Londrës” tenton shkëmbimin e “çmendur”!

Chelsea po mendon një skenar të çmendur për portën. Trajneri Frank Lampard kërkon që të shkëmbejë Kepan me portierin Gianluigi Donnarumma. Londinezët po mendojnë diçka të tillë, pasi kontrata e të riut skadon në qershorin e 2021 dhe nuk ka bisedime për rinovim.

Agjenti Mino Raiola e ka pranuar se nuk po flet me klubin për “Gardianin e portës”, pasi vëmendja e tij është te rinovimi i Zlatan Ibrahimovicit. “Djalli” mund të humbasë Donnarumman me parametra zero sezonin e ardhshëm, prandaj Chelsea është hedhur në sulm.

26-vjeçari u ble për 80 milionë euro nga skuadra e Athletic Bilbaos, por ka rezultuar si një nga dështimet më të mëdha të merkatos. Milani nuk tundohet nga një ide e tillë, por të vendosur përpara faktit se mund të humbasin Xhixhon me parametra zero, gjithçka mund të ndodhë.

Related posts

GIAMPAOLO KËRKON NJË MESFUSHOR/ Milan lëshon “rrjetat” tek ylli argjentinas për…

Delo.autor

SFIDA NDAJ IRLANDËS SË VERIUT/ Tek Italia kthehen në problem penalltitë, Mancini ia beson liderit të Juventus

Delo.autor

ASLLANI ME “VALIXHE” NË DUAR/ Inter i vendos çmimin

F.autor

Leave a Comment