Futboll Premier League Sport

TENSIONI RRITET PAS VENDIMIT/ Mourinho në “LUFTË” të hapur me…

Nëse nervat në shtëpinë e “Djajve të Kuq” ishin të larta, imagjinoni se si janë tendosur ato dhe tensioni i rritur, pas vendimit më të fundit të marrë nga trajneri portugez Jose Mourinho. Sikurse konfirmohet nga një burim brenda klubit të Manchester për “The Sun”, në fakt tekniku portugez, edhe për të dhënë një sinjal të fortë për skuadrën, larg vendeve të synuara në klasifikimin e Premier League, në orët e fundit u ka komunikuar futbollistëve se më ditën e Krishtlindjes, në orën 16:00 do të njoftohen që të paraqiten në qendrën stërvitore të Carrington për një seancë stërvitore, që do të pasohet nga grumbullim në “Lowry Hotel”.

Me pak fjalë nuk do të ketë 25 dhjetor në shoqërinë e familjeve për futbollistët e Manchester United. Mourinho ka vendosur të prishë një traditë që datonte që nga epoka e Ferguson, që pas stërvitjes së mëngjesit u akordonte futbollistëve kohën për të qëndruar me familjarët dhe të dashurit e tyre. Portugezi nuk desh të dinte për arsye dhe justifikime, madje kishte menduar të spostonte edhe stërvitjen në “Old Trafford”, vetëm se klubi ia ndaloi për çështje shpenzimesh. Pra, jo fiks Krishtlindje të qeta, ato që priten te Manchester United…

Related posts

Valencia-Real Madrid, miqtë nuk mund të gabojnë më

Q.Autor

ZBULON PRAPASKENËN E GUARDIOLËS/ Presidenti i Bayernit: Ai dëshiron në ekip një lojtar që kushton…

Delo.autor

NGA KUKËSI TEK KASTRIOTI/ Superiorja me 73 golashënues të ndryshëm, ja statistikat e 14 javëve të para…

Delo.autor

Leave a Comment