Futboll Shqipëri Sport

Shtangu FLAMURTARIN/ SHKËMBI gjen lumturinë: Skuadra po luan ashtu siç dua

Teuta arriti të rrëmbente një 1 pikë të rëndësishme në fushën e vështirë të Flamurtarit. Durrsakët iu falën golit të mrekullueshëm të Gerhard Prognit. Takimi u shoqërua dhe përfundoi me polemika dhe tension, që nga dyluftimi i Idriz Bathës dhe goli i anuluar i Agustin Torassës.
Tekniku i Teutës Bledi Shkëmbi, në prononcimin pas ndeshjes për “Supersport” është më se i bindur se ekipi i tij do të paraqitet më mirë dhe se Teuta po arrin të luajë ashtu siç dëshiron ai.
“Jam i kënaqur me futbollistët, sidomos pas pësimit të golit, sepse nuk po luanim ashtu siç e kishim përgatitur. Megjithatë, barazimi jashtë nuk është keq. Rezultati është ok. Patëm rast për të fituar.

Tensioni? Nuk e di, duhen pyetur ata që e tensionuan ndeshjen. Ne u treguam të qetë dhe ashtu do të jemi. Me tension nuk fitojmë gjë.
Është e vërtetë që po luajmë mirë. Mungesat e disa lojtarëve më bënë të ndryshoj skemë. Dëshira ime është që Teuta të ketë fizionominë e lojës. Por, asnjëherë nuk i dihet.
Me Prognin nuk kemi qenë fillimisht të kënaqur. Ne dhe klubi i kemi besuar. Jam i kënaqur me Prognin. Kush ka luajtur futboll, e di mirë që çdo lojtar ka një moment të vështirë. Goli është meritë e tij.
Osmani mesfushor? Është stërvitur shumë. Kam besim se ai ka për të bërë më mirë”, u shpreh pas përfundimit të ndeshjes Shkëmbi.

Related posts

“LEKU LETËR”/ “Superklasikja” River-Boka: Nuk do ta besoni sa do FITOJË qyteti i Madridit

Isa.Autor

Mbijetesa në Superiore: Rrugëtimi i Kamzës, Teutës dhe Vllaznia

Sadik.Autor

SKANDALI NË CHAMPIONS/ PSG-Basaksehir, zbulohet dialogu i plotë mes arbitrave (VIDEO+AUDIO)

Delo.autor

Leave a Comment